☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.89 ▲1.49%
ARI 4,702 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,309 ▲ +1% ETH $2,112 ▲ +2.32% XRP $1.3408 ▲ +1.1% SOL $83.6400 ▲ +0.22%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.89 ▲1.49 % ARI 4,702 ▲0.49 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.89 ▲1.49 % ARI 4,702 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Çështja”Frroku” dorëhiqet Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi: Kam përgjegjësi morale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi është dorëhequr sot nga posti që mbante. Dorëheqjen e tij të parevokueshme Didi e ka dhënë sot në një mbledhje me krerët e policisë, (ora 09:45). Artan Didi mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që nga tetori 2013-të.

Artan-Didi-kopnferenceMë herët, Didi e ka paraqitur dorëheqjen edhe tek ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministri i vendit Edi Rama. Në një letër që Didi i ka dërguar kryeministrit Rama thuhet se dorëheqja e tij vjen me motivacionin “për përgjegjësi morale mbi të gjitha ngjarjet e ndodhura”.

Shkak për dorëheqjen e Didit dyshohet të jenë bërë zhvillimet e fundit në lidhje me çështjen e deputetit Mark Frroku, për akuzën që i bën atij shteti belg, në lidhje me një vrasje dhe për mosveprimet e Interpol Tiranës.

Dorëheqja e tij dyshohet se lidhet me akuzën për Shefin e Interpolit të Tiranës, Artan Bajraktarit dhe një specialisteje të Interpolit, të cilët akuzohen për ‘shpërdorim detyre’ pasi fshehën urdhërarrestin dhe informacionet e dërguara nga Belgjika për Mark Frrokun.

Bëhet fjalë për një dokument të Interpol Belgjikës të mbërritur më 8 janar të këtij viti për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të deputetit Mark Frrokut, për akuzat e drejtësisë belge për vrasje, si dhe për një dokument të datës 23 janar, ku Interpol i Brukselit, ka sjellë material shtesë duke ripërsëritur kërkesën për kërkimin dhe kapjen e Mark Frrokut.

Mësohet se kërkesa nga Interpol Brukseli për Frrokun ka ardhur që në muajin janar 2015 në Tiranë, por është mbajtur ne zyrat e Interpol Tirana pa i kaluar ministrisë së Drejtësisë. Pikërisht fshehjen e këtyre dokumenteve e denoncoi sot edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Deputeti Arben Ristani përmes një deklarate për mediat akuzoi dyshen Rama-Meta për fshehje të qëllimtë të këtij urdhër arresti, duke kapur në këtë mënyrë dëshmitarin kyç në çështjen “Doshi”, e duke e nxjerrë urdhrin nga sirtarët vetëm pasi Frroku dëshmoi në favor të Metës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.