Qeveritare

Çështjet mjedisore, Ministri Koka takim me akademikët

Koka41-307x200Ministri i Mjedisit Lefter Koka zhvilloi sot një takim të hapur dhe konsultativ me drejtues dhe përfaqësues të fakulteteve mjedisore dhe shkencave në vend për një bashkëpunim efikas për mjedisin shqiptar.

Në kë takim ishin të pranishëm, Dekanin e Fakultetit të Pyjeve, Vath Tabaku, Dekanin e Fakultetit të Agrikulturës dhe Mjedisit në Universitetin Bujqësor, Ardian Maci, Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Mjedisore në Universitetin Politeknik, Ligor Nikolla, Dekanin e Inxhinerisë së Gjeologjisë, Përparim Hoxha, Dekanin e Mjedisit dhe Menaxhimit në Universitetin Polis,.Sherif Tusha si dhe Shefin i Departamentit të Pyjeve në Fakultetin e Pyjeve, zErvin Toromani.Koka

Ministri Koka u ndal në problematikat kryesore duke filluar me pyjet, ku theksoi se “jemi përpjekur të ulim dëmin e shkaktuar në vite. Kemi ndaluar eksportin e qymyrit të drurit dhe kemi kufizuar në maksimum eksportin e druve të zjarrit. I kemi propozuar Qeverisë dhe Ministrisë së Financave që të heqim taksën e importit të drurit, në mënyrë që të reduktojmë prerjet e druve për ngrohje”.

Ministri deklaroi gjithashtu se “kemi marrë zotimin e vështirë që brenda një mandati qeverisës të mbjellim 10 milionë fidanë nga të cilat vetëm 1 milionë do të mbillen gjatë këtij sezoni. Informova akademikët mbi vizionin tonë për kalimin e plotë të pyjeve pushtetit vendor i cili edhe duhet t’i menaxhojë. Ndërsa politika dhe kontrolli i pyjeve do të mbeten në Ministrinë e Mjedisit”.

Ministri KokaKoka u ka shpjeguar akademikëve se është në vizionin e qeverisë shqiptare dhe në vizionin tim personal vënia në plan të parë të mjedisit. “Buxheti i vitit 2015 tregon se vëmendja e qeverisë është rritur ndjeshëm. Buxheti i vitit 2015 do fokusohet në një përmirësim të ndjeshëm më fushën e mbrojtjes së mjedisit. Me rëndësi tejet të madhe është Djegësi Termik i Elbasanit, me vlerën prej 20 milion dollarësh, i cili do zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e mbetjeve në këtë qytet, por jo vetëm, ai do mundësojë kthimin e mbetjeve në energji, si edhe do zgjidhë problemin e mbetjeve spitalore të mbarë vendit. Për këtë projekt qeveria shqiptare për vitin e parë do alokojë 5 milion dollarë”, tha Koka.

Ai shtoi se “në mbrojtje të mjedisit, buxheti i vitit 2015 parashikon 500 miliionë lekë financim i brendshëm. Ngritja e Djegësit Termik të Elbasanit, me vlerën prej 20 milion dollarësh, do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e mbetjeve në këtë qytet, por jo vetëm, ai do mundësojë kthimin e mbetjeve në energji. Për këtë projekt qeveria shqiptare për vitin e parë do të alokojë 5 milion dollarë. Në mbrojtje të mjedisit, buxheti i vitit 2015 parashikon 500 milionë lekë financim të brendshëm”.

Gjatë këtij takimi, u diskutu mbi strategjitë në fushën e pyjeve, nevojën e përpilimit të kadastrës pyjore, rishikimin e mënyrës së dhënies së licensave mjedisore, krijimin e fondit mjedisor.Koka2

“Konstatova se akademikët aprovojnë shumë prej reformave dhe politikave të realizuara gjatë këtij viti duke më ofruar sugjerime dhe duke ndarë përvojat akademike në institucionet tyre. Padyshim që vlerësova kërkesën e tyre për tu përfshirë në zgjidhjen e shumë problemeve mjedisore. Dekanët u shprehën se bashkëpunimi i Ministrisë me strukturat akademike nuk ka ndodhur prej vitesh dhe se janë të gatshëm për të dhënë kontributin”, bëri me dije ministri i Mjedisit

Duke theksuar sërish rëndësinë e këitj takimi që për herë të parë shtrin bashkëpunimin e Ministrisë së Mjedisit edhe me akademikët më të njohur të vendit, Koka tha se “u kërkova që për shumë problematika dhe sugjerime, të sillen drafte dhe të propozohen zgjidhje nga institucionet e tyre”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button