🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,813 ▼0.17%
DOW 47,880 ▼0.63%
NASDAQ 22,888 ▲0.29%
NAFTA 95.93 ▼1.98%
ARI 4,787 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,947 ▲ +1.33% ETH $2,245 ▲ +1.37% XRP $1.3609 ▲ +0.49% SOL $85.1600 ▲ +1.56%
S&P 500 6,813 ▼0.17 % DOW 47,880 ▼0.63 % NASDAQ 22,888 ▲0.29 % NAFTA 95.93 ▼1.98 % ARI 4,787 ▼0.65 % S&P 500 6,813 ▼0.17 % DOW 47,880 ▼0.63 % NASDAQ 22,888 ▲0.29 % NAFTA 95.93 ▼1.98 % ARI 4,787 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Çfarë do të ndodhë me Obamën pas largimit nga Shtëpia e Bardhë?

Si një prej ish–presidentëve më të rinj në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama pritet të gëzojë pensionim aktiv.

“The Telegraph” ka renditur disa prej mënyrave se si Obama pritet të vijojë të mbetet në sytë e publikut, edhe pas përfundimit të mandatit të tij si presidenti i SHBA -ve.

– Shkrimi i kujtimeve presidenciale

Ai tashmë është një autor shumë i suksesshëm. Shtëpitë botuese duken të gatshme të marrin përsipër botimin e raundit tjetër të kujtimeve të tij. Paradhëniet për një botim të tillë të mundshëm vlerësohen të variojnë nga 25 milionë dollarë në 45 milionë dollarë.

– Fjalime në publik

Shumica e ish-presidentëve ndihmojnë financat e tyre pas pensionimit me fjalime me pagesë në publik. Për shembull, Bill Klinton udhëheq në këtë fushë me rreth 225 000 dollarë për fjalim.

– Vijimi i profesionit të mentorit

Në vitin 2014 Obama themeloi “My Brother’s Keeper”- një iniciativë që krijon një sistem mentorimi për burrat e rinj me ngjyrë. Ai pritet të rrisë angazhimin me këtë organizatë kur të lërë Shtëpinë e Bardhë.

– Angazhimi me iniciativën Organizimi për Veprim

Obama ka po ashtu gjasa të merret edhe me Organizimin për Veprim, një iniciativë e themeluar nga skuadra që e rizgjodhi President në vitin 2012. Kjo iniciativë, mes të tjerash fokusohet në probleme të tilla si ndryshimet klimatike dhe reforma e emigracionit.

– Lektor jurisprudence

“E dashuroj ligjin, intelektualisht,” ka thënë Obama. “Pëlqej t’i zgjidh këto probleme, duke u mundur me argumente. Më pëlqen mësimdhënia, më mungon klasa dhe angazhimi me studentë.”

Opsionet më të mundshme janë Universiteti i Kolumbias, Universiteti i Harvardit apo Universiteti i Çikagos, në të cilët Obama është shkolluar apo ka dhënë mësim para se t’i futej politikës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.