☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.20 ▼1.41%
ARI 4,668 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,509 ▼ -0.16% ETH $2,138 ▼ -1.95% XRP $1.4511 ▼ -1.19% SOL $89.1600 ▼ -0.79%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.20 ▼1.41 % ARI 4,668 ▲1.35 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.20 ▼1.41 % ARI 4,668 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Bota

Chicago, merr flakë avioni në aeroportin “O’Hare”. Pasagjerët të evakuuar

Një avion i kompanisë ajrore “American Airlines” ka marrë flakë teksa ndodhej në pistën e Aeroportit ndërkombëtar “O’Hare” të Chicagos.

Të paktën 6 ambulanca janë thirrur me urgjencë për në vendngjarje, ndërkohë që nuk ka raportime mbi shkakun e zjarrit, apo nëse ka të lënduar momentalisht.

Pasagjerë të shumtë nga aeroporti në fjalë kanë nisur hedhjen e fotove dhe videove nëpër media sociale.

Zjarri ka rënë në një avion tregtar, ndërsa pamjet e shtëllungave të dendura të tymit janë regjistruar edhe nga një tjetër avion në lëvizje.

Për momentin, Departamenti i Zjarrfikësve të Chicagos ka bërë të ditur se nuk është ende pjesë e situatës së emergjencës, ndërsa raportimet e para flasin për evakuimin e të gjithë pasagjerëve në bordin e avionit.

Sipas asaj që thonë dëshmitarë nga vendngjarja, avioni ka marrë flakë menjëherë pasi ka tentuar të ngrihet nga pista, e më pas është rrëzuar, ngjarje e shënuar rreth orës 14:30 me atë lokale.

Ende nuk ka asnjë konfirmim sesa njerëz ndodheshin në avion në atë moment, apo nëse ky incident do të shkaktojë vonesa të fluturimeve të tjera nga “O’Hare”, një prej aeroporteve më të ngarkuara të botës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.