Bota
Cikloni Pam godet ishullin Vanuatu
Cikloni Pam ka goditur ishullin jugor të Paqësorit, Vanuatu, duke e shkatërruar atë tërësisht, kanë bërë të ditur agjencitë e lajmeve.
Tom Skirrow, nga organizata Save the Children, ka thënë se shtëpitë në kryeqytetin Port Vila janë shkatërruar dhe njerëzit kanë mbetur rrugëve, duke pritur ndihma.
Agjencitë e OKB-së kanë bërë të ditur se dhjetëra njerëz mund të kenë vdekur dhe se kjo katastrofë mund të jetë më e keqja në historinë e Paqësorit.
Cikloni Pam është shoqëruar me erëra të forta deri në 270 kilometra në orë dhe me të reshura të shumta të shiut.