Keshilla

Cili masazh aziatik është më i mirë kundër stresit

masazh-320x193Indi, Kinë, Japoni, Tibet, Makao… Azia është padyshim kontinenti i masazheve. Atje madje, masazhet janë një art që bën pjesë në mënyrat terapeutike të përdorura për të kuruar mendjen dhe trupin. Ja cilat janë llojet e ndryshme të masazhit që ju mund t’i përdorni kundër stresit dhe sëmundjeve të ndryshme

Shiatsu

Ky masazh ka për qëllim rivendosjen e qarkullimit të energjisë jetësore në trup me anë të gishtave. Sipas kësaj mjekësie, trupi i njeriut përshkohet nga vija të quajtura meridianë, nëpër të cilët qarkullon energji dhe kjo energji shpërthen në pika specifike, vendi i takimit të enëve limfatike me gjëndra të sistemit endokrin. Ky lloj masazhi praktikohet i veshur ose me të brendshme. Masazhuesi punon në të gjitha pjesët e trupit, duke ushtruar presion në disa pika me gishtërinj. Presioni është i ndryshueshëm dhe më i thellë në vendet problematike (kur mendohet se ka ngecur energjia). Ky lloj masazhi është njëkohësisht parandalues dhe kurues nëse praktikohet rregullisht. Ai i siguron pacientit një energji të përhershme dhe një forcim të imunitetit. Ai, gjithashtu, përmirëson çrregullimet e organizmit. Dhembje shpine, migrenë, depresion.

Ajurvedik

Sipas mjekësisë tradicionale indiane, trupi përshkohet nga një fluks energjie. Kur ky fluks është i turbulluar nga stresi ose ndonjë mënyrë e keqe jetese, organizmi vuan. Masazhi ajurvedik, duke vepruar në trup, ka për qëllim vendosjen e ekuilibrit. Masazhi praktikohet me vaj të ngrohtë susami. Lëvizjet tonike alternohen me lëvizjet relaksuese. Ky masazh të relakson, largon tensionet nervore, stresin, lehtëson gjumin, gjallëron qarkullimin e gjakut dhe largon helmet. Ky masazh gjithashtu të jep energji dhe parandalon sëmundjet.

Taji

Masazhi taji është një përzierje ndërmjet masazhit ajurvedik dhe mjekësisë kineze. Ai konsiston në ndërgjegjësimin e njeriut për trupin. Masazhi praktikohet i veshur dhe kombinon pozicione të jogës, shtypjen dhe presionin. Masazhuesi përdor të gjithë trupin e tij për të masazhuar (duart, gishtërinjtë, bërrylat, gjunjët, këmbët). Ai të bën të ndihesh mirë duke rivendosur ekuilibrin e trupit. Shtypja e muskujve përmirëson qarkullimin e gjakut, zbut indet, largon helmet dhe relakson muskujt. Ushtrimi i presionit, pozicionet e jogës dhe tërheqjet zbusin trupin, nyjat muskulore dhe rivendosin qarkullimin e energjisë.

Gjithashtu 

Tuina

Ky masazh përdoret për të rigjallëruar qarkullimin e “energjisë jetësore” dhe përfshin jo më pak se 300 mënyra të ndryshme (pickime të vogla, fërkime, shtytje etj.), ku ai që masazhohet është i zhveshur ose jo. Në Kinë ai është pjesë përbërëse e mjekësisë.

Balinez

Ky masazh është shumë i butë dhe qetësues, praktikohet me vaj të nxehtë dhe ai që masazhohet është i zhveshur. Qëllimi i tij, para së gjithash, është relaksimi dhe bëhet duke ushtruar presion mbi gjymtyrët, me lëvizje të gjata, rrëshqitëse me anë të parakrahëve ose fërkimeve të lëkurës me grushtet e dorës të mbyllura. Këto veprime bëjnë të mundur relaksimin e muskujve dhe mirëqarkullimin limfatik.

Taegenki

Ky masazh bëhet duke lëvizur kyçet dhe duke tërhequr muskujt. Me këto lëvizje masazhuesi e nxit atë që po bën masazh (i cili është i veshur) të çlodhet dhe ta lërë veten në duart e masazhatorit. Kështu zhbllokohet frymëmarrja dhe presioni i gjakut bie.

Tibetani

Ky masazh origjinal praktikohet me qeska të vogla kripe nga Deti i Vdekur, në të cilën janë shtuar edhe vajra esencialë. Këto qeska të ngrohura vendosen në pika të caktuara të trupit të zhveshur dhe më pas, ato lëvizen duke përshkuar trupin. Kripa, së bashku me vajrat esencialë, bëjnë veprimin e tyre, falë lëvizjeve të duhura. Kështu veprohet menjëherë në muskujt e bllokuar, ndërsa energjia e trupit shtohet në mënyrë mjaft të ndjeshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button