☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Keshilla

Aktivitetet që sfidojnë trurin mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit mendor

Studimet e fundit tregojnë se aktivitetet që stimulojnë trurin mund të ndihmojnë në ruajtjen e funksioneve mendore dhe në uljen e rrezikut për sëmundje si Alzheimeri apo demenca, sipas AP.

Sipas ekspertëve, “ushtrimi i trurit” nuk nënkupton vetëm zgjidhjen e fjalëkryqeve, por përfshirjen në aktivitete të ndryshme që sfidojnë mendimin dhe zhvillojnë aftësi të reja.

Hulumtimet tregojnë se të mësuarit gjatë gjithë jetës, si leximi, shkrimi, mësimi i një gjuhe të re, loja e shahut apo zgjidhja e puzzleve, lidhet me një rrezik më të ulët të rënies njohëse.

Këto aktivitete aktivizojnë pjesë të ndryshme të trurit dhe ndihmojnë në forcimin e lidhjeve nervore.

Një studim i kryer me rreth 2 000 persona  në moshë, të ndjekur për tetë vjet, zbuloi se ata që kishin qenë më aktivë mendërisht gjatë jetës u diagnostikuan me Alzheimer mesatarisht pesë vjet më vonë se ata me më pak aktivitet intelektual.

Për më tepër, ata treguan një rënie më të ngadaltë të aftësive të kujtesës dhe të mendimit.

Shkencëtarët e quajnë këtë fenomen “rezervë kognitive”. Kjo do të thotë se aktivitetet mendore gjatë jetës forcojnë rrjetet e neuroneve, duke e bërë trurin më të aftë të përballojë dëmtimet që mund të vijnë nga plakja ose sëmundjet.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk ekziston një formulë magjike për të parandaluar demencën.

Përveç stimulimit mendor, shëndeti i trurit lidhet edhe me stilin e jetesës: aktiviteti fizik, kontrolli i tensionit të gjakut dhe diabetit, ushqimi i shëndetshëm, gjumi i mirë dhe madje edhe vaksinimi kundër disa sëmundjeve mund të kontribuojnë në ruajtjen e funksioneve njohëse me kalimin e viteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.