Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.79 ▲2.52%
ARI 4,728 ▼1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,854 ▼ -1.35% ETH $2,185 ▼ -2.3% XRP $1.3383 ▼ -2.14% SOL $82.4100 ▼ -2.82%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.79 ▲2.52 % ARI 4,728 ▼1.04 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.79 ▲2.52 % ARI 4,728 ▼1.04 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Çitaku përplaset me Daçiç në OKB

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç janë përplasur ashpër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Përfaqësuesja e Kosovës i ka kujtuar Daçiç krimet e luftës dhe i ka thënë se shqiptarët nuk kanë turp t’i përmendin ato.

“Në emër të gjithë atyre viktimave, unë kërkoj drejtësi. Ne duhet t’i shohim autorët pas hekurave dhe ne kemi nevojë që në mënyrë kolektive dhe globale të bëjmë më shumë, në mënyrë që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, por edhe kudo në botë, të ndihen të mbështetura”, tha Çitaku.

Gjatë fjalës së tij, ministri serb tha se Kosova nuk është një shtet i pavarur dhe se toka e shqiptarëve është Shqipëria. Ai tha se Kosova nuk mund të bëjë marrëveshje dhe më pas t’i çojë ato në Kushtetuese.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është institucion për realizmin e të drejtave themelore të serbëve të Kosovës. Formimi sa më i shpejtë i asociacionit siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes dy palëve. Kosova nuk mund të bëjë marrëveshje dhe pastaj të njëjtën ta dërgojë në Kushtetuese”, deklaroi Daçiç.

Këtyre pretendimeve, ambasadorja Çitaku iu përgjigj duke thënë se marrëveshjet do të zbatohen, por jo në dëm të  Kosovës dhe se mes dy vendeve duhet të arrihet një pajtim për ta parë pa frikë të kaluarën. Sipas Çitakut, ajo çfarë duhet të ndryshojë, është qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.