Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 105.88 ▲2.92%
ARI 4,554 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,645 ▲ +1.18% ETH $2,021 ▲ +1.85% XRP $1.3217 ▼ -0.35% SOL $82.3900 ▲ +1.4%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 105.88 ▲2.92 % ARI 4,554 ▼0.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 105.88 ▲2.92 % ARI 4,554 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Civici: Buxheti është Optimist, po të ishte elektoral do kishte të tjerë tregues

Në studion e emisionit “Open”-Top Chanel, u diskutua për buxhetin e vitit 2021 të miratuar nga parlamenti shqiptar para disa javësh, në raport me situatën e vështirë që ndodhet vendi si pasojë e koronavirusit.
Pedagogu Adrian Civici, tha se sipas tij buxheti i miratuar nuk është elektoral por optimist. Ai tha se duket si një buxhet i miratuar në një vit normal. Civici theksoi se do të ishte më mirë që buxheti të ishte me efekt elektoral, pasi sipas tij do të parashikonte disa zëra më të ndjeshëm për publikun.

“Natyrisht është një buxhet optimist, sepse është në natyrën e çdo qeverie kur bën buxhetin, të paraqesë pjesën më të mirë, sepse buxheti është në një farë mënyre pjesa financiare e politikave ekonomike dhe atyre sociale.

Po ngele shumë me disa shifra me përqindje, e largon nga vëmendja dhe analiza që duhet të bësh për politikat kryesore, që është një llogaridhënie për atë që ke bërë para një viti dhe një angazhim për atë që do të bësh vitin e ardhshëm. Unë mendoj po të ishte buxhet tipik elektoral, do të ishte më ndryshe sepse do të parashikonte disa zëra më të ndjeshme të publikut dhe më me efekt elektoral. Përveç rritjes së pagave sidomos shpenzimeve për shëndetësinë dhe arsimin. Ajo që duhet ë diskutojmë është pjesa e transparencës dhe argumentimin e këtyre shifrave. Duket një buxhet i bërë si një vit normal. Ajo që duhet bërë më mirë dhe qarë është argumentimi i të gjithë këtyre treguesve që ne po flasim”, tha pedagogu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.