☁️
Tiranë 10°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.95%
DOW 45,387 ▼1.38%
NASDAQ 21,532 ▼2.53%
NAFTA 98.26 ▲2.84%
ARI 4,500 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,721 ▼ -0.85% ETH $2,118 ▼ -1.2% XRP $1.4260 ▼ -1.47% SOL $88.2600 ▼ -0.63%
S&P 500 6,477 ▼1.95 % DOW 45,387 ▼1.38 % NASDAQ 21,532 ▼2.53 % NAFTA 98.26 ▲2.84 % ARI 4,500 ▼2.29 % S&P 500 6,477 ▼1.95 % DOW 45,387 ▼1.38 % NASDAQ 21,532 ▼2.53 % NAFTA 98.26 ▲2.84 % ARI 4,500 ▼2.29 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Çmendet Gjuriqi: 58 për qind e Kosovës është e Serbisë

Në vazhdim të dialogut me Prishtinën, Beogradi do të insistojë të verifikojë çdo gjë që i takon pasurisë serbe në Kosovë. Kadastra thotë se 58 për qind e tokës së Kosovës është në pronësi serbe, thotë Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.

Sipas tij, zgjidhja e marrëdhënieve pronësore në Kosovës do të jetë njëri nga kushte kryesore të palës serbe në mënyrë që të arrihet normalizimi i gjithanshëm i marrëdhënieve me Prishtinën. Gjithnjë, sipas tij, në vazhdim të dialogut të Brukselit, Beogradi do të kërkojë rishikimin e privatizimit në Kosovë e me këtë iniciativë zyrtarisht do t’i drejtohet UNMIK-ut e EULEX-it.

Gjuriqi, duke folur për gazetën “Novosti” të Beogradit, thotë se privatizimi në Kosovë është bërë pa i respektuar dispozitat e UNMIK-ut dhe pa pajtimin e bashkësisë serbe dhe të Serbisë. Kështu, sipas tij, Serbia është dëmtuar me shuma të paçmueshme parash.

Në kuadër të bisedimeve për pronën që i pret, Beogradi, në veçanti do të kërkojë në, siç thotë Gjuriq, restituimin natyror të pasurisë kishtare, që do të thotë kthim të tokë së marrë të manastireve e jo dëmshpërblim për të.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se “studimi i gjithanshëm për privatizimin në Kosovë thotë se më shumë se 900 ndërmarrje janë bërë me titullarë jo legalë dhe pa pëlqim të pronarëve të vërtetë dhe se e gjithë kjo, tha ai, është prezantuar në sesionin e fundit të dialogut të Brukselit.

“Për kërkesat e veta Beogradi ka mbulesë me letra, sepse evidenca kadastrale thotë se 58 për qind e tokës në Kosovë është pronë serbe. Në pronën shtetërore e shoqërore është 29 për qind e saj, 14 për qind gjendet te subjektet ekonomike, ndërsa në pronën private e kishtare është 15 për qind e territorit të Kosovës”, ka thënë Gjuriq.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.