Çmenduri berishjane!?

Çudirat që sajon mendja e Berishës nuk kanë fund. Të enjten e kaluar ishte deputeti Salijanji që ndezi një flakëhedhës, duke çuditur jo vetëm të pranishmit, po dhe popullin gjynahqar që pret të shijojë me ëndje seancat e Kuvendit. Si nëpër filmat për kohën e Mesjetës deputetët e përjashtuar nga seancat parlamentare u kacavjerrën dukshëm për të hyrë si hajdutë nga dritaret e Kuvendit. Kur i pashë thashë me vete: ” Më turp nuk ka se ku të shkojë?!”. E kisha patur gabim. Sot si e enjtja e seancave plenare, 9 nëntor, 2023, deputeti Saimir Koreshi përdori tymuese për të çorientuar dhe penguar punimet normale të seancës .Deputeti Brisha, i gëzuar sa s’ka si thuhet, duartokiste për atë akt rrugaçërije. Pra, kishte edhe më keq nga veprimi i Salianjit! Deri ku mund të përshkallëzohet e keqja nga Berisha dhe pasuesit e tij? Këtë mund ta dinë vetëm mendjet e tyre të sëmura. Duan me çdo kusht të bllokojnë punimet e Parlamentit për çështjen e komisioneve, kur për atë ngërç fare mirë kishin dhe kanë të drejtë t’i drejtohen Gykatës Kushtetuese. Kanë gjetur kështu një pretekst për të vazhduar kryengritjen e tyre pa kthim deri më 2025 kur kanë për të rrëzuar qeverinë në pushtet. Pse them pretekst, sepse i gjithë populli e mirëdi që Sali Ram Berisha po bën të gjitha përpjekjet, qofshin ato ogurzeza, për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë që e ka akuzuar atë për korrupsion pasiv. Një fjalë goje kjo që të dënon nga 4 deri në 14 vjet heqje lirie! Del që marrëzia e tij dhe e pasueve të verbër të doktorit, qofshin deputetë të Rithemelimit, është e mirëmenduar dhe, siç pohojnë ata vetë, ka për t’u përshkallëzuar. Deri në ç’pikë? Këtë sekret e di vetëm ish Presidenti, ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së, Berisha. Pra, Shqipëria për afro 17 muaj ka për të qenë me një parlament si fole grerëzash dhe mbase me veprime të tjera ku nuk mund të përjashtohen shashkat dhe djegiet?! O zot ku po na çon ky njeri tribal me bandën e tij!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.