Kosova

Çmenduria e partriakut serb, dëshiron ta mbrojë Kosovën me dhunë

Gazeta prestigjioze austriake “Die Presse“ ka raportuar për çmendurinë e radhës të Patriarku serb Irinej. Kësaj radhe ai ka thënë se Kosovën duhet mbrojtur me çdo kusht dhe me çdo mjet.

Sipas gazetës austriake, Irinej ka thënë se interesat shtetërore duhet të mbrohen.

“E vërteta duhet të mbrohet edhe me dhunë“, ka thënë ai të shtunën, transmeton Republika.info

Gazeta shkruan se Kosova e banuar kryesisht nga shqiptarët shumicë tash e tetë vjet është pavarësuardhe është pranuar nga më shumë se 100 shtete të botës.

Related Articles

Nje koment

  1. Jo nuk e keni mirë, zotëri Patrik Irinej alias Miroslav ‎Gavrilović, dhe ‎është momenti i fundit që ta kuptoni, se ‎pashmangshëm duhet të ‎rrëfeheni, pastaj të reflektoni ‎duke kërkuar falje ndaj popujve jo ‎serb. ‎
    Duhet ta kuptoj “zotëri” Irinej alias Miroslav Gavrilović, se ‎është ‎momenti i fundit që të reflektoj. Të ndaloj së ‎shfrytëzuari festat jo ‎vetëm ato fetare, për të shpreh me ‎vrerin e urrejtjes shoviniste ‎pretendimet grabitqare ‎serbijane ndaj trojeve shqiptare, duke i ‎quajt “zemra e ‎Serbisë” herë Kosovën e herë Elbasanin.‎
    Vërtetë është turp për një klerik që të shërbehet me të pa ‎vërteta, si ‎p.sh.: citim.“…Çdo pëllëmbë e tokës së ‎Kosovës e Metohisë është ‎larë me gjakun e bijve e bijave ‎më të mira dhe të fëmijëve të ‎popullit serb…”mbaron ‎citimi.‎
    Kjo shprehje “zoti” Patrik i Kishës Ortodokse serbe-‎shënsaviane ‎nuk përkon me të vërtetën. Pra, siç mund të ‎kuptohet edhe kjo ‎shprehje e këtij kleriku është edhe një ‎dëshmi më tepër, se ora e tij ‎vazhdon të punojë sipas ‎kohës së Mesjetës. Çka është më keq, kjo ‎është një ogur i ‎keq për ditët që vinë. Kjo është diçka e ngjashme ‎me ‎përmbajtjet që deklaroheshin në “Jogurt dhe ballvan ‎‎revolucionin”, “Memorandumin” famëkeq të KOS dhe ‎dokumentet ‎tjera serbo-çetnike, para se të fillonte ‎kasaphana ballanike. ‎
    Kjo deklaratë e Miroslav Gavrilović, patjetër se është edhe ‎një ‎dëshmi më tepër, se në ndërgjegjen e tij prej ‎gjakpirësi këtij “njeri” ‎të “zotit”, nuk i trokasin fare as ‎lumenjtë e lotëve dhe të gjakut të ‎popullit të pa armatosur ‎shqiptar: të të gjitha moshave e gjinive, të ‎cilët u ‎masakruan nga thundrakët e dresuar në frymën ‎mësimeve ‎të tij dhe të kolegëve të ngjashëm me te, të ‎cilët nuk ishin dhe as ‎nuk janë të pakët në numër!‎
    Si duket, këtij “njeriu” të “zotit” nuk troket as edhe një ‎brejtje më ‎vogël në atë pak ndërgjegje që ka, se edhe ‎shqiptarët ashtu sikur ‎dhe boshnjakët, në shtatin e tyre ‎kanë plagë të dhembshme të cilat ‎vazhdojnë t’u kullojnë! ‎‎… …Ata edhe sot nuk e dinë ku gjenden ‎trupat mija të ‎dashurve të tyre të masakruar-foshnjave, nënave, ‎bijve ‎dhe bijave, grave dhe prindërve të tyre!… ‎

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button