☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.56 ▲0.79%
ARI 4,006 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,833 ▼ -0.61% ETH $2,313 ▼ -0.68% XRP $1.3000 ▲ +0.79% SOL $99.8900 ▼ -1.29%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.56 ▲0.79 % ARI 4,006 ▼0.8 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.56 ▲0.79 % ARI 4,006 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Çmimet e gazit në Evropë bien ndjeshëm pas armëpushimit të përkohshëm në Iran

Çmimet e gazit natyror në Evropë ranë ndjeshëm sot, pas arritjes së një armëpushimi të përkohshëm për të ndalur luftimet në Iran, me kontratat kryesore të ardhshme që regjistruan rënie deri në 20%. Kjo është ulja më e madhe ditore në më shumë se dy vjet.

Në bursën e Amsterdamit, çmimi i kontratës TTF për dorëzimin e gazit muajin e ardhshëm ra 17%, duke arritur në 44,13 euro për megavat-orë (53,61 dollarë/MWh).

Pas fillimit të sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit mbi pesë javë më parë, çmimi i gazit arriti deri në 74 euro/MWh.

Armëpushimi dyjavor dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e rreth një të pestës së naftës dhe gazit të lëngshëm botëror, kontribuan në rënien e çmimeve.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se situata e furnizimit nuk është përmirësuar.

Tom Marzec-Manser, drejtor për gazin dhe LNG në Wood “Mackenzie”, theksoi se përveç ngarkesave me LNG – që mund të lëvizin gjatë dy javëve të ardhshme, nuk ka shumë ndryshime nga perspektiva e furnizimit me gaz natyror deri sa të rifillojë aktiviteti në rafinerinë “Ras Laffan” në Katar, e cila u dëmtua gjatë sulmeve.

Tregjet tani pritet të ndjekin me vëmendje anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit dhe gjendjen e tyre.

Më herët këtë javë, dy anije LNG nga Katari u detyruan të ndalonin përpjekjet për të kaluar ngushticën pasi nuk morën leje nga autoritetet iraniane. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.