🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 27 May 2026
S&P 500 7,519 ▲0.61%
DOW 50,462 ▼0.23%
NASDAQ 26,656 ▲1.19%
NAFTA 93.57 ▼0.34%
ARI 4,507 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $75,824 ▼ -2% ETH $2,072 ▼ -1.92% XRP $1.3300 ▼ -1.84% SOL $83.6500 ▼ -2.02%
S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 93.57 ▼0.34 % ARI 4,507 ▲0.11 % S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 93.57 ▼0.34 % ARI 4,507 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
27 May 2026
Breaking
Politika

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

Pas përfundimit sot të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Edi Rama, zëvendësministrja për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së së Marta Kos, zhvilluan një konferencë për mediet.

Gjatë konferencës, një nga pyetjet lidhej me mundësinë që vendet kandidate si Mali i Zi dhe Shqipëria, në procesin e ardhshëm të anëtarësimit, të mos kenë të drejtë vetoje në vendimmarrjen e Këshillit Evropian.

Në përgjigjen e saj, Marta Kos theksoi se procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në përmbushjen e kushteve dhe standardeve të BE-së dhe se kjo nuk ka ndryshuar.

Kos shtoi se brenda institucioneve evropiane po diskutohen “garanci”, teksa shtoi se diskutimet janë ende të hapura dhe nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.

“Të gjitha vendet tona kandidate kanë mundësi që të anëtarësohen në BE kur të plotësojnë të gjitha kushtet, kjo është baza, kjo nuk ka ndryshuar aspak. Por më keni dëgjuar të flas shumë herë për garancitë, sepse na duhet të sigurohemi se në momentin që do të marrim shtete të reja anëtarë duhet të jemi më të fortë, jo vetëm në fillim, por edhe për 5-10-15 vitet e ardhshme. Sesi do të jenë këto garanci kjo është ende pjesë e diskutimit të brendshëm të Komisionit, mes shteteve anëtare dhe midis Komisionit dhe shteteve anëtare dhe është marrë në konsideratë një gamë e gjerë mundësish. Vendet kandidate mund të dinë diçka nga këto diskutime, por asgjë nuk është vendosur. Dua të them se këto garanci do të jenë të padukshme për shtetet e reja anëtare kur të bëhen pjesë nëse ndjekin rregullat, por nëse nuk ndjekin rregullat do t’i ndjejnë këto garanci fort”, tha Kos.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama nënvizoi se Shqipëria nuk po kërkon anëtarësim pa të drejta të plota. Ai e përshkroi procesin si një nevojë për një “dinamikë të re” në Bashkimin Evropian, të imponuar nga zhvillimet gjeopolitike dhe nevoja për forcimin e Unionit. Rama shtoi se një qasje e tillë nuk nënkupton krijimin e një Evrope me “dy klasa”, por një mënyrë të re integrimi që mund të ndihmojë si BE-në, ashtu edhe vendet kandidate.

“Kam përshtypjen që duket sikur flasim për ose kështu ose ashtu. Ne nuk po themi dorë nga anëtarësimi me të drejta të plota. Kjo ka të bëjë me ndërtimin e një dinamike të re, që i është imponuar Evropës nga faktorë të jashtëm. Një dinamikë që na është imponuar të gjithëve nga nevoja për të luftuar atë çka mund të jetë rënia e Evropës dhe që është po kështu një dinamikë që na duhet ta përqafojmë për një Evropë të bashkuar. Nuk do të thotë krijimi i një Evrope me dy klasa apo kategorie, është për të bërë në një mënyrë ndryshe atë që Helmut Kol bëri që ditën e parë ku deklaroi kundër çdo parashikimi e çdo lloj dispozite bashkimin e Gjermanisë. Ai nuk pyeti sesa e përgatitur ishte Gjermania Lindore për gjatë rrugës gjërat ndryshuan dhe bashkimi u bë jo vetëm politik por në të gjitha mënyrat një realitet. Një hap politik drejt vendeve që po negociojnë për t’i sjellë brenda, pa pritur që të gjitha këto vende të bien dakord, që këto vende duhet të kenë të gjitha të drejtat është një ide për t’u eksploruar, ndërkohë për t’i dhënë edhe kohë Bashkimit Evropian për t’u reformuar siç është thënë shumë herë”, tha Rama.

Rama shtoi se “ka ardhur koha ta luajmë ndryshe lojën tonë dhe kur vjen fjala te Shqipëria ne jemi shumë të qartë. Nuk kemi asnjë plan B, nuk kemi asnjë alternativë dhe nuk duam të kemi asnjë të tillë sepse çdo alternativë përkundrejt Bashkimit Evopian është një alternativë përkundrejt lirisë së individit dhe barazisë përpara ligjit. Duam të jemi pjesë e kësaj çfarëdo që të duhet, çfarëdolloj statusi, çfarëdolloj gjëje, sa më afër aq më mirë”.

Kryeministri Rama deklaroi se Bashkimi Evropian ka bërë një përpjekje për të kapërcyer qasjen “gjithçka ose asgjë” përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Sipas Ramës, diferenca mes fondeve që marrin vendet anëtare të BE-së dhe ato që përfitojnë vendet kandidate ka qenë shumë e madhe.

“Ka pasur një përpjekje me Planin e Rritjes për të luftuar këtë qasjen “gjithçka ose asgjë” sepse derisa shkon dhe ulesh në tryezë nuk ke asgjë. Imagjinoni pak, një shtet anëtar i BE-së në rajon merr mesatarisht 4 mijë e disa qindra euro për frymë, ndërkohë që ne merrnim nga BE, 132 euro për frymë, një hendek i jashtëzakonshëm. Plani i ri i Rritjes e trajtoi këtë gjë me një mekanizëm që tregoi se ishte i dobishëm, por jo më i mjaftueshëm. Nuk është ideja të krijojmë Evropë me dy nivele qytetarie, por ka të bëjë me një Europë tërësisht të integruar me disa faza e lëvizje krijuese duke respektuar plotësisht metodologjinë në fuqi. Ne duhet ta bëjmë procesin e bazuar në meritë, sepse është i mirë për ne, jo sepse na e kërkojnë ata, por sepse ndihmon vendin të bëhet një demokraci funksionale”, tha Rama.

Ndërkohë, Marilena Raouna deklaroi se diskutimet për modele të reja integrimi do të shqyrtohen nga organet kompetente të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ajo theksoi se BE-ja pret edhe rezultatet e shqyrtimeve të paranëtarësimit nga Komisioni Evropian për të vlerësuar gatishmërinë e Unionit për zgjerimin e ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.