☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 92.41 ▲0.61%
ARI 4,201 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,428 ▲ +0.46% ETH $2,554 ▲ +2.04% XRP $1.4028 ▲ +0.58% SOL $111.4500 ▲ +1.82%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.41 ▲0.61 % ARI 4,201 ▼0.36 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.41 ▲0.61 % ARI 4,201 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

Shifrat e publikuara nga Partia Demokratike për pjesëmarrjen e anëtarësisë në referendumin që konfirmoi Sali Berishën në krye të partisë, për Ervin Salianjin janë të manipuluara.

Sipas tij në 23 Maj nuk u paraqitën më shumë se 5 mijë anëtar në qendrat e votimit.

Për të vërtetuar deklaratat e tij ish-deputeti në një konferencë për mediat tregoi edhe një video që siç tha ka pamjet e plota të hyrje-daljeve në degën e Durrësit, dhe shtoi se këto pamje vërtetojnë atë që e quan proces farsë.

“Ajo që ndodhi me Partinë Demokratike dhe me këtë proces nuk kishte të bënte aspak me një garë normale politike, por ishte një proces i kontrolluar dhe i deformuar nga vullneti i Sali Berishës për të pasur nën kontroll Partinë Demokratike për interesa të veta personale. Duke ditur që do të monitoroheshin, po ju nxjerr procesverbalin e komisionit të votimit të degës Durrës. Numri i votuesve që kanë votuar thonë është 939. Numri i votuesve sipas listës së zgjedhjeve është 2645. Pra, në çdo rast ju e dini që parimi është që në demokraci, por sidomos kur ka referendume duhet të kalohet mbi 50+ 1% që të quhet i vlefshëm. Tani çfarë tregon monitorimi me kamera se prandaj e lash konferencën sot për të matur realisht të gjithë degët që ne i kemi monitoruar me kamera në Durrës. Unë kam deklaruar ditën që u zhvillua farsa në Partinë Demokratike që kanë votuar 321 anëtarë nga 939 të deklaruara. Flasim për degën Durrës një se ka pas dhe një kuti tjetër”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.