Çmimi i banesave 20% më shtrenjtë se vitin e kaluar
Çmimet e banesave
Qendër 2000 euro
Karposh 1800 euro
Aerodrom 1500 euro
Çair 1000 euro
Manastir 1000 euro
Ohër 1300 euro
Ndërtuesit arsyetohen me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, por edhe rritjen e pagave të punëtorëve të ndërtimit të cilët janë gjithnjë e më pak për shkak të largimit masiv për në vendet e BE-së.
“Nëse në vitin 2022, ndryshe nga një vit më parë, do kishte më pak apartamente të planifikuara për ndërtim, do kuptojmë se këtë vit dhe vitin e ardhshëm do kishte ofertë më të vogël të banesave dhe kjo është arsye e mjaftueshme që çmimi i banesave ka nivel shpejtësie të lartë dhe rritje të çmimit”, tha Andrea Serafimovski, Shoqata e Ndërtimtarisë.
Edhe Banka Popullore ka publikuar një raport ku thuhet se në tremujorin e parë të vitit ka pasur rritje të çmimit të banesave në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për afro 20 për qind. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në tre muajt e parë të vitit ka rritje të çmimeve në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar për 1.5 për qind. Informacionet thonë se ka rritje të kontratave të qirasë, por rënie të numrit të banesave të shitura.