☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,507 ▼0.06%
DOW 52,128 ▲0.25%
NASDAQ 26,388 ▲0.04%
NAFTA 75.53 ▲0.35%
ARI 4,400 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,852 ▼ -0.17% ETH $1,776 ▼ -1.14% XRP $1.2118 ▼ -0.63% SOL $73.5600 ▼ -0.15%
S&P 500 7,507 ▼0.06 % DOW 52,128 ▲0.25 % NASDAQ 26,388 ▲0.04 % NAFTA 75.53 ▲0.35 % ARI 4,400 ▲1.04 % S&P 500 7,507 ▼0.06 % DOW 52,128 ▲0.25 % NASDAQ 26,388 ▲0.04 % NAFTA 75.53 ▲0.35 % ARI 4,400 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Opinion

Ç’mund të sjellë një amerikan në oborrin e SPAK?

Nga Ylli Pata

Gjenerali Eric Wendt, ka treguar përpara Senatit, proritetet e tij si i dekretuar ambassador i SHBA në Tiranë prej Presidentit Donald Trump.

Kush ka ndjekur prej kohësh procedurën e performancës së një ambasadori amerikan në komisionin e jashtëm, thuajse ka qenë një dejavu me ca ndryshime.

Që nga Donald Lu-ja, që ishte diplomati i parë që solli fabulën e Peshqve të Mëdhenj e deri tek të tjerët, dy nga të cilët nuk kaluan, edhe falë lobimeve nga Shqipëria, kanë pasur në përgjithësi të njëjtën platformë. Atë që ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili është realisht ai që shtyu formimin e SPAK dhe reformën në drejtësi.

Gjenerali në pension ama ka folur për një paketë plus të prioriteteve të tij, duke futur angazhimet ushtarake, si dhe investimet amerikane.

Tek angazhimet ushtarake, platforma e gjeneralit ishte mjaft e qartë; konfirmoi Samitin e NATO-s në viin tjetër në Tiranë, si dhe portin e Porto Romanos, si një liman ushtarak i NATO-s dhe nisja e korridorit të Tetë.

Wendt foli hapur si prioritet për mbrojtjen e investimeve amerikane që shtrihen nga energjia në turizëm, që duket nuk janë thjeshte një logjikë e nismave personale private, por një interes strategjik. Sië ka qenë TAP, i cili nisi me mjaft probleme, pati pengesa pa fund nga Rusia deri në Itali, por sot TAP ka shpëtuar Europën nga kurthi i burimit të vetëm energjetik sië ishte Rusia.

Në logjikën e përditshme, asaj që ne jemi mësuar ne, gjasat janë që të kemi një Donald Lu 2.0, edhe më të fortë sesa Yuri Kim, e madje edhe me spaleta gjenrali. i cili gjasat janë që mund të flasë pak po sak. Po që kur të flasë do të ngjisë më shumë.

Ai vjen në një kohë kur SPAK është drejt mbylljes së mandatit. Të cilën europianët kanë lobuar fort për ta zgjatur. Pikërisht kjo pikë do të jetë pjesa më interesante e misionit të gjeneralit Wendt; do të kërkojë shtyrjen e mandatit apo afatin kushtetues. Gjasat janë që atë që ai do të kërkojë, mund të ndodhë, se xhanë kështu ka ndodhur edhe në të shkuarën…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.