☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Ku është Baki Goxhaj?

Nga BJORN RUNA

Prej thuajse 48 orësh nuk ka asnjë informacion publik në lidhje me vendndodhjen dhe gjendjen e aktivistit shqiptar të rrëmbyer nga forcat izraelite në ujëra ndërkombëtare, në bordin flotiljes me ndihma që po lundronte drejt Gazas.

Kemi parë momentin e interceptimit të flotiljes, rrëmbimin e dhunshëm të aktivistëve, e madje edhe faktin se forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj disa prej tyre. Pamë së fundi edhe trajtimin poshtërues të tyre, e gjitha nën ‘mbikëqyrjen’ përqeshëse të ministrit të sigurisë, Itamar Ben-Gvir, sikur këta civilë në një mision humanitar të qenë armiku kryesor i shtetit të Izraelit. Ndoshta sepse humanizmi është realisht armiku më i madh i tyre në këto momente, dhe jo Hamasi apo grupet e armatosura.

Por, ndërsa shtete të tjera – përfshi edhe ato që qeverisen nga të djathtë, aleatë të ngushtë të Netanyahu-t – kanë kërkuar publikisht shpjegime dhe informacion në lidhje me qytetarët e tyre të rrëmbyer nga ushtria izraelite, Shqipëria ka heshtur. Me përjashtim të një deklarate të shkurtër nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ku thuhej se po e ndiqte rastin, nuk ka patur asnjë komunikim publik serioz. Është një pozicion i pamjaftueshëm kur bëhet fjalë për një shtetas shqiptar që po mbahet peng nga një shtet i huaj. Është një pozicion që nuk jep asnjë garanci për sigurinë e tij, dhe nuk ofron asnjë lloj transparence. Ndoshta do të kish qenë më mirë heshtja e plotë institucionale, pasi kështu mund ta kuptonim edhe më qartë se sa pak iu intereson siguria dhe mirëqenia e shtetasve, jetët e të cilëve qeverisin.

Nuk ka nevojë që shteti shqiptar të adoptojë politikat e Goxhajt dhe as të mbajë qëndrim në lidhje me gjenocidin në Gaza. E dimë se nuk i ka këllqet për ta bërë këtë. Nuk e bën dot me shtete më të vogla e të papërfillshme, e jo më me aleatë që të tregojnë dhëmbët në momentin e parë që nuk bie dakort me ta. E vetmja gjë që po i këkrohet këto 48 orë është informacion mbi vendndodhjen dhe gjendjen e një shtetasi shqiptar të rrëmbyer në det të hapur. Nuk ka asgjë radikale në këto kërkesa. Është vetëm minimumi i përgjegjësisë shtetërore. Radikale ështëtë shohësh një bashkëkombas tek zhduket në makinerinë e një shteti të huaj dhe ti vetëm të heshtësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.