☁️
Tiranë 9°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,952 ▲ +1.41% ETH $2,244 ▲ +2.55% XRP $1.3538 ▲ +0.61% SOL $84.6300 ▲ +1.93%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Bota

CNN: Flynn nuk është i vetmi. Ka të tjerë këshilltarë

Michael Flynn duket nuk është i vetmi. CNN pretendon se, edhe këshilltarë të tjerë të lartë të Donald Trumpit kanë qenë në kontakte të vazhdueshme gjatë fushatës zgjedhore me individë rusë të njohur nga shërbimet sekrete amerikane.
Gjiganti mediatik mbështet të njëjtën teori të përcjellë edhe nga “Neë York Times”, sipas së cilës ndihmës të miliarderit republikan janë takuar asokohe me njerëz të Putinit, përfshirë këtu edhe pjesëtarë të inteligjencës ruse.
Si shpeshtësia e komunikimeve gjatë verës, ashtu dhe afrimiteti i Trumpit me personat e përfshirë kanë ngritur – sipas “CNN”-it, flamurin e kuq të inteligjencës amerikane dhe agjencive të zbatimit të ligjit.
Ato janë interceptuar gjatë grumbullimit rutinë të informacioneve që kishte në shënjestër zyrtarë dhe të tjerë shtetas rusë. Përveç Flynnit, një prej këshilltarëve të tjerë të lartë të Trumpit, që besohet të ketë komunikuar rregullisht me rusët, është edhe ish-drejtuesi i fushatës zgjedhore, Paul Manafort.
Çështja e Michael Flynnit e ka tronditur thellë Uashigtonin, megjithatë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti e shkarkoi këshilltarin e Sigurisë Kombëtare sepse kishte humbur besimin tek ai, e jo prej ndonjë shqetësimi ligjor.
Sipas Sean Spicer, “shembja e këtij besimi” lidhur me telefonatat e Flynnit me ambasadorin rus në SHBA, “arriti një masë kritike dhe një situatë që nuk mund të vazhdonte më”. Shkarkimi, mesa duket erdhi më tepër nga ideja se ai nuk i kishte treguar të vërtetën zëvendëspresidentit Mike Pence dhe zyrtarëve të tjerë, sesa nga përmbajtja e bisedimeve të zhvilluara me përfaqësuesin e lartë të Moskës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.