☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,548 ▼0.89%
DOW 45,756 ▼0.58%
NASDAQ 21,813 ▼1.26%
NAFTA 96.78 ▲1.29%
ARI 4,576 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,656 ▼ -0.16% ETH $2,126 ▼ -0.22% XRP $1.4330 ▼ -0.82% SOL $88.8300 ▲ +0.4%
S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 % S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Çollaku: Së shpejti një regatë e përvitshme mes Barit dhe Vlorës

Shqipëria dhe Italia do të rrisin bashkëpunimin në sektorin e turizmit e konkretisht atij detar. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku zhvilloi një vizitë pune në Bari të Italisë me ftesë të drejtuesve të Assonautica-s italiane.

Kreu i AKT-së, Ardit Çollaku bëri të ditur se gjatë takimit u fol për mënyrat e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në sektorin e turizmit e konkretisht atij detar.

“Folëm për mënyrat e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në sektorin e turizmit detar. Së shpejti do të fillojmë edhe organizimin e një regate të përvitshme mes Barit dhe Vlorës, e cila për vitin e ardhshëm mendohet të ketë pjesëmarrjen e afro 200 barkash”, u shpreh Çollaku.

AI informoi po ashtu se gjatë vizitës në Itali u takua edhe me kryetarin e bashkisë së Tarantos, Ippazio Stefàno, me të cilin ranë dakord për bashkëpunim dypalësh. Me kreun e bashkisë së Tarantos, shprehet Çollaku, folëm edhe për traditat historike që kanë vendet tona dhe rolin e madh që ka komuniteti arbëresh në këtë zonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.