Kronika

Covid në Shqipëri/ 2 viktima, 200 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2183 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar 200 raste të reja nga Covid, ndërsa ka pasur 27 të shëruar. Aktualisht janë 2,981 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Numri më i madh të infektuarve, sipas raportit të ministrisë nuk i përket Tiranës, por qytetit të Shkodrës me 45 raste, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe.

“Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një qytetar 53 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 80 vjeç nga Elbasani”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2183 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 200 qytetarë, në këto bashki: 45 raste në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan.

Aktualisht janë 2,981 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një qytetar 53 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 80 vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,700 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 200
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 47
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2183

Testime totale 959,984
Raste pozitive 136,147
Raste të shëruara 130,700
Raste Aktive 2,981
Humbje jete 2,466

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1078
Shkodër 440
Fier 309
Vlorë 281
Elbasan 183
Durrës 180
Lezhë 169
Gjirokastër 97
Berat 84
Korçë 68
Kukës 57
Dibër 35

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button