☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.40 ▲3.17%
ARI 4,753 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,286 ▼ -0.45% ETH $2,186 ▼ -2.74% XRP $1.3347 ▼ -3.15% SOL $82.2600 ▼ -2.71%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.40 ▲3.17 % ARI 4,753 ▼0.52 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.40 ▲3.17 % ARI 4,753 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Ç’solli takimi Merkel – Putin në Berlin?

Takimi Merkel – Putin shihet si impuls i rëndësishëm për qetësimin e konfliktit. I ngarkuari i qeverisë gjermane për Rusinë, Gernot Erler, tha pas takimit Putin, Merkel, Hollande dhe Poroshenko, se gjatë tij ishte “arritur më tepër se sa kishte menduar ai”. Plani për zbatimin e Marrëveshjes së Minskut është shumë i rëndësishëm, sepse në të kaluar lidhur me këtë ka pasur mosmarrëveshje, shtoi ai.

Erleri e quajti “surprizuese” marrëveshjen për një mision të armatosur policor të OSBE-së për të ndihmuar për përgatitjen e e zgjedhjeve lokale në rajonet rebele lindje të Ukrainës. Kancelarja Merkel nga ana e saj, tha në konferencën për shtyp, se ky mision nuk është urgjent, sepse fillimisht duhet përgatitur një ligj zgjedhor.

Një marrëveshje tjetër me rëndësi është për largimin e minave nga disa zona. Deri tani hapa të tillë janë ndërmarrë për tri zona dhe do të pasojnë edhe katër të tjera.

Impuls i rëndësishëm për qetësimin e konfliktit

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Franz Josef Jung, e quajti takimin një impuls të rëndësishëm për qetësimin e konfliktit. Tani duhet të shihet nëse palët do ta respektojnë dhe realizojnë planin për Marrëveshjen e Minskut, sepse pjesa më e madhe e marrëveshjeve për të cilat ishte rënë dakord deri tani, nuk ishin realizuar “për shkak të mungesës së vullnetit nga palët e konfliktit, sidomos të separatistëve ukrainës dhe të Rusisë.” – theksoi Franz Josef Jung.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të informojë gjatë takimit të radhës të BE-së këtë javë në Bruksel kryetarët e shteteve dhe të qeverive për takimin e Berlinit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.