☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.46 ▼3.21%
ARI 4,986 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,221 ▼ -0.09% ETH $2,330 ▲ +0.62% XRP $1.5282 ▼ -0.2% SOL $94.0400 ▲ +0.13%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.46 ▼3.21 % ARI 4,986 ▼0.44 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.46 ▼3.21 % ARI 4,986 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Dacic: Serbia nuk do të bëjë asgjë për ta njohur Kosovën

dacic-serbia-nuk-do-t-euml-b-euml-j-euml-asgj-euml-p-euml-r-t-euml-njohur-kosov-euml-n_hdBeogradi nuk do të nënshkruajë kurrfarë marrëveshje me Prishtinën, e cila direkt apo indirekt do të ishte njohje e pavarësisë së Kosovës, as që kërkesat e tilla po arrijnë në Brukseli, citon gazeta ‘Novosti’, Qeverinë e Serbisë.

Kjo ishte edhe përgjigja e zyrtarëve serbë ndaj deklaratës së zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, partia e të cilit me siguri do të jetë pjesë e pushtetit të ri në Prishtinë, “se dialogu me Beogradin nuk do të vazhdohet nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.

Ivica Dacic, zëvendëskryeministër dhe shef i diplomacisë serbe, ka shpjeguar për gazetën “Novosti” se qëndrimi i Serbisë është i njohur dhe se nuk do të ndryshojë. As që shteti do të bëjë çfarëdo qoftë që do të shkonte në dobi të njohjes së se pavarësisë së Kosovës.

“Bisedimet nën kujdesin e BE-së në aspektin statusor janë neutrale dhe si të tilla do të mbesin. Serbia nuk do të nënshkruajë kurrfarë marrëveshjesh që do të ishin njohje, Brukseli nuk insiston në këtë, përkundrazi kërkon nga Prishtina që të tregohet bashkëpunuese, në mënyrë që palët sërish të ulen pranë tryezës dhe të vazhdojnë bisedimet për rrumbullakimin e marrëveshjes së Brukselit dhe për temat e tjera të pazgjidhura”, ka thënë Dacic.

Pala shqiptare, kujton gazeta, gjatë negociatave, edhe më herët ka kërkuar një marrëveshje të re mes Beogradit dhe Prishtinës, sipas parimit të subjekteve të barabarta, por kjo nuk hasi në konsensus në mesin e anëtarëve të BE-së, me gjithë faktin se Prishtina kishte mbështetjen e Berlinit.

Siç mëson “Novosti”, pas një kohe, është i mundshëm, një lloj dokumenti i ri, i ngjashëm me marrëveshjen e prillit të vitit 2013, si një kornizë e të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërkohë, por nuk bëhet fjalë për kurrfarë “marrëveshje paqësore”.

1 Koment

  • kombi 02 October 2014, 19:57

    se pos e njohu serbia kosoven na u prish gjiza

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.