☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,049 ▲ +0.28% ETH $2,284 ▲ +2.03% XRP $1.3532 ▼ -0.09% SOL $84.8500 ▲ +0.19%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Daçiq: Do të refuzohet kërkesa e Kosovës për anëtarsim në UNESCO

Ministri serb i punëve të jashtme , Ivica Daçiq, tha se beson shumë që disa nga vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk do të votojnë në favor të Prishtinës për pranim në UNESCO, derisa është i sigurt se vende që veç nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës do të jenë kategorish kundër, edhe kësaj here, në votim.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk është e thënë që vendet të cilat e kanë njohur Kosovën do të votojnë “pro” anëtarësimit të saj në UNESCO, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Daçiq thotë se është i sigurt që Organizata e Kombeve të Bashkuara do ta refuzojë kërkesën e Prishtinës.

“Fakti që disa vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk do të thotë se do marrin vendim pozitiv për çështjen e UNESCO-s”.

“Kombet e Bashkuara me siguri do ta refuzojë kërkesën e Prishtinës, sepse ajo është ligjërisht e pabazë dhe Rezoluta 1244 flet krejt ndryshe”, deklaroi Daçiq.

Ministri serb tha se beson shumë që disa nga vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk do të votojnë në favor të Prishtinës për pranim në UNESCO, derisa është i sigurt se vende që veç nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës do të jenë kategorish kundër, edhe kësaj here, në votim.

Daçiq ka folur edhe për lajmin se Rusia në raste të veçanta do të njohë pasaportën e Kosovës.

Ai ka mohuar se shteti rus ka ndryshuar qëndrim në raport me dokumentet e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.