Dako i përgjigjet Lefter Kokës: Nuk merrem me llafe
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i përgjigjet akuzave të ministrit të Mjedisit Lefter Koka
“Unë nuk merrem me llafe dhe deklarata merrem me punët dhe problemet e qytetit. Janë qytetarët që vlerësojnë punën dhe kontributin e gjithsecilit.
Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe u shërbejmë dhe do tu shërbejmë atyre për sa kohë kanë vendosur të na besojnë neve. Pavarësisht deklaratave, qytetarët dinë të bëjnë diferencën dhe në fund të fundit ata duan punë dhe shërbime nga neve drejtuesve që na kanë besuar drejtimin e qytetit.
Ne do ta vazhdojmë punën deri në momentin që qytetarët do të duan të jem unë në krye të bashkisë”, tha Dako.
Në një intervistë e për Ora News ministri i Mjedisit, Lefter Koka, akuzoi kryetarin e bashkisë së Durrësit për abuzime me fondet publike, se ka shpallur si kundërshtar LSI-në dhe akuzoi policinë e Durrësit të lidhur me segmente të krimit dhe se rrezikojnë zgjedhjet e 18 qershorit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.