Zgjedhjet lokale 2015

Dako mbjell palmën e 1000 në lagjen muzeale të Durrësit

Kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe njëkohësisht kandidat i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako ka takuar banorët në lagjen 1 të qytetit ku ka mbjellë në mënyrë simbolike edhe palmën e 1000 të qytetit.

Mesazhi ‘Durrësi qyteti i 1000 palmave’ është një simbolikë e qartë e punës që ka bërë kryebashkiaku Vangjush Dako dhe bashkia e Durrësit për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytet por edhe për zbukurimin e tij me këto pemë dekorative.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se palmat janë një traditë në Durrës pasi ato janë mbjellur në shëtitoren e qytetit që në vitet ’70 ndaj sot mbjellja e këtyre palmave është vazhdimi i kësaj tradite që e ka qyteti.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Dako i ka dhënë përgjigje disa prej akuzave të rivalëve. “Na akuzojnë që kemi mbjellur shumë palma në qytet, por ju jeni vetë dëshmitarë se që nga vitet ‘70 shëtitorja nga Vollga deri në muzeun arkeologjik ishte e mbjellë me palma dhe ne sot vazhdojmë traditën e mbjelljes së këtyre pemëve që i shkojnë bregdetit tonë. I them kundërshtarëve të mi se mbjellja palmave nuk është shpikje e imja por vazhdim i traditës që ka filluar që nga vitet 70 në Durrës. Po kështu na akuzojnë se palmat janë të shtrenjta apo kushtojnë 5 mijë euro etj etj. Po ju sqaroj se një palmë që është mbjellë në rrugën e plazhit kushton 31 mijë lekë të rinj pa tvsh ose rreth 220 euro dhe fjalët e thëna deri tani kanë për qëllim dezinformimin e opinionit. Po kështu na akuzojnë se nuk kemi përfituar projekte nga Bashkimi Evropian nga IPA dhe unë po ju përgjigjem se përpara dy vitesh kemi përfituar tre projekte nga IPA vetëm për qytetin e Durrësit dhe këto projekte janë ndriçimi i mureve të kalasë, sinjalistika turistike e të gjitha siteve arkeologjike në Durrës e po kështu kemi përfituar projekt edhe për sinjalistikën rrugore të hyrjes së Durrësit. Ndaj unë nuk dua të merrem me akuzat e përvërteta dhe fjalët e kundërshtarëve pasi unë merrem me punë dhe ashtu siç kemi transformuar Durrësit ashtu do ti ndryshojmë faqen edhe të gjitha zonave të tjera që i bashkohen territorit të qytetit pra do ti ndryshojmë faqen edhe Katundit të Ri, Ishmit, Manzës, Sukthit dhe Rrashbullit dhe do të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar cilësinë e jetës të të gjithë qytetarëve të Bashkisë së Durrësit kudo ku ata jetojnë pa dallim”, tha Dako.

DSC_1502Më tej kryebashkiaku Dako deklaroi se investimet në Durrës kanë si synimin ti japin qytetit karakterin e një qyteti medhetar. “Në këtë zonë ne kemi realizuar investime të rëndësishme pasi është pikërisht kjo zonë me të cilën përballen që në fillim turistët që hyjnë në Durrës, por ne kemi investuar edhe në të gjitha zonat e tjera të Durrësit pa dallim duke transformuar qytetin. Ne kemi bërë shumë investime në qytet pas një analize të thellë që i kemi bërë Durrësit duke e trajtuar qytetin si një qenie të gjallë që është e sëmurë dhe duam ta shërojmë duke kuruar me kujdes çdo pjesë të tij. Kështu pasi kemi hequr baltën nga i gjithë qyteti kemi krijuar shumë hapësira publike në pika të ndryshme të qytetit që i shërbejnë qytetarëve për të qëndruar e për të bashkëbiseduar me njëri tjetrin dhe për të kaluar kohën e lirë. Ne do të vazhdojmë me investime madhore për ti dhënë Durrësit karakterin e një qyteti mesdhetar me sheshe e me hapësira publike të shumta. Durrësi i meriton të gjitha këto investime madhore që po kryhen falë mbështetjes së qeverisë por edhe investimeve të tjera të mëdha që do të vijojnë pasi Durrësit nuk është vetëm porta e Shqipërisë në Evropë por është porta e të gjithë Ballkanit drejt Evropës. Mandati i ri nuk do të jetë një mandat për të shtruar rrugë apo mbyllur kanale pasi kjo është puna jonë e përditshme por unë premtoj që në mandatin e ri ne do të bëjmë projekte madhore që të rezistojnë në kohë dhe do të japim perspektivën e Durrësit në vitin 2030 sepse kjo është diferenca jonë me kundërshtarin, vizioni i qartë që ne kemi se ku do të shkojë Durrësi në të ardhmen”, theksoi Dako.

DSC_1346Në këtë takim, përveç qytetarëve të kësaj lagjeje merrte pjesë edhe deputeti i Durrësit Blendi Klosi i cili deklaroi se në 8 vite kryebashkiaku Vangjush Dako ka drejtuar me sukses qytetin e dytë më të rëndësishëm në vend dhe gjatë këtyre mandateve ai ka bërë shumë punë dhe ka dhënë shumë zgjidhje në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës të qytetarëve të Durrësit.

“Ne kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë votën për Vangjush Dakon”, vazhdoi Klosi, “duke u bazuar tek puna e madhe që ka bërë ai në këto vite por edhe tek investimet madhore që janë bërë këto 18 muaj në sajë të projekteve të bashkisë dhe mbështetjes së qeverisë, duke qenë të gjithë dëshmitarë si ka ndryshuar faqen qyteti i Durrësit. Sipas Klosit kryebashkiaku Dako do të fitojë një tjetër mandat sepse ka punuar shumë për qytetin ndërkohë që rivalja e tij nuk e njeh qytetin dhe nuk mund të jetë përfaqësuese e tij”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button