☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.44 ▲1.81%
ARI 4,523 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,436 ▲ +0.79% ETH $2,046 ▲ +1.68% XRP $1.3574 ▲ +1.51% SOL $83.5200 ▲ +0.74%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.44 ▲1.81 % ARI 4,523 ▼0.04 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.44 ▲1.81 % ARI 4,523 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Dako takon fermerë të Romanatit dhe Bozanxhies, mbështetje për zgjidhjen e problemeve

Do të vëmë në funksion të tre rezervuarët e zonës për të siguruar vaditjen e plotë të fermave si dhe do të shtrojmë rrugët e arave.

Këto kanë qenë premtimet e kryebashkiakut të Durrësit dhe njëkohësisht kandidatit I Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, në takimet me fermerët e zonave të Romanatit dhe Bozanxhies të Rrashbullit.

Kryebashkiaku Dako ka vizituar disa sera dhe ferma bujqësore në këto zona dhe ka bashkëbiseduar me fermerët për problemet e tyre kryesore që kryesisht kishin të bënin me rrugët e e këtyre zonave që kanë nevojë për rikonstruksion si dhe me ujitjen.

11053333_845402785537592_6149285586567492955_nDako deklaroi se, ujitja e këtyre tokave bujqësore do të realizohet nëpërmjet vënies në funksion të tre rezervuarëve të zonës në sajë të investimeve të bashkisë, ndërkohë që ka deklaruar se menjëherë sapo të nisë mandati i ri do të fillojë puna për shtrimin e rrugëve lidhëse të arave dhe lidhjen e tyre me rrugën kryesore në mënyrë që të garantohet dërgimi i shpejtë i produkteve bujqësore në treg.

Po ashtu, kryebashkiaku Dako deklaroi se në Bashkinë e re të Durrësit do të ngrihet inspektoriati i arave që do të merret me inspektimin kryesisht të kanaleve vaditëse e kulluese që janë bllokuar nga individë të ndryshëm dhe ky inspektoriat do të marrë përsipër zhbllokimin e tyre.

Dako e vuri theksin tek rëndësia e produkteve bio që prodhojnë fermat që përfshihen në territorin e ri të bashkisë dhe deklaroi se Bashkia e re e Durrësit do t’i mbështesë fuqimisht fermerët e këtyre zonave për të nxitur shtimin e prodhimit bujqësor bio dhe garantimin e tregut vendas, por edhe eksportin në të ardhmen e afërt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.