☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 86.39 ▲3.52%
ARI 5,199 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 86.39 ▲3.52 % ARI 5,199 ▼0.83 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 86.39 ▲3.52 % ARI 5,199 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Opinion

Dakord që po përgjohet krimi,po nga abuzimi kush na mbron?!

Nga YLLI MANJANI

Është njoftuar në media se, tashmë SPAK është në posedim zyrtar të një paisje përgjimi IMSI CATCHER. Në argumentin që po sjell nuk më intereson fare, proçedura sekrete e prokurimit apo scoop-et që vijnë nga kjo gjë.

Ajo që dua të theksoj është:
Si garantohet privatësia e njerëzve nga përdorimi i kësaj paisje?!
Kush garanton se materialet private të përftuara eventualisht nga përdorimi i kësaj paisje, nuk përdoren për shantazh?!
Cila gjykatë është mbi SPAK të të ndalojë përdorimin abuziv të kësaj paisje?!
Aftësitë teknike të IMSI CATCHER janë të njohura.
Përveç gjetjes së gjeo-lokacionit të personave përdorues të telefonisë celulare, teknikë që zakonisht përdoret nga shërbimet sekrete ose të policisë, kjo paisje ka aftësinë e përgjimit të bisedave, të sms dhe emaileve në mënyrë MASIVE. Prandaj, zakonisht kjo paisje nuk përdoret nga institucionet e hetimit penal për përgjime procedurale.
Pra vërtetë gjykata të autorizon të përgjosh personin x, por paisja kur aktivizohet mbledh të gjithë fluksin e bisedave të abonentëve që gjenden në rrezen e anetës spiune të paisjes.
Kështu SPAK e ka mundësinë të ketë përmbajtjen e çdo telefoni, të paktën e një numri masiv telefonësh.
Defakto kjo paisje po lejon përgjimet masive, të cilat në Republikën e Shqipërisë janë TË PALIGJSHME dhe proçeduralisht TË PAPËRDORSHME.
Ky është ligji, por në praktikë të dhënat e përgjimeve masive po përdoren gjerësisht!!!! Gjendet gjithnonë një bisht proçedural ose një vendim gjenerik gjykate për të legjitimuar të papërdorshmen!!!
Pra garancia praktike është ZERO!
Nëse kësaj zero garancie i shtojmë këtu edhe:
❗️praktikën e përdorimit të të dhënave të mbledhura për ti shpërndarë në media e portale për gjyq popullor;
❗️Faktin e pamohueshëm që GJKKO nuk arrin ta frenojë SPAK në përdorimim abuziv të të dhënave;
❗️Prakrikën e shantazhimit të gjykatësve me të dhëna të përftuar nga hetimet,
Atëherë garancitë që ishin zero bëhet zero, zero, zero me xhufkë.
Praktikisht shteti brenda shtetit , SPAK pra, ka në dorë privatësinë tonë, pavarësisht se ligjet, ashtu me gropa siç janë, nuk e lejojnë përdorimin abuziv të të dhënave të mbledhura nga hetimi.
IMSI CATCHER, pavarësisht se nuk është i sugjerueshëm për përdorim proçedural, mund t’ia lejonim SPAK, poooor vetëm me garanci të rrepta proçedurale dhe kur të kemi vërtetë një gjykatë të paanëshme.
Garanci proçedurale do të thotë më së pari ndalimin e përdorimit proçedural të të dhënave të marra masivisht, sado kriminale të duken ato.
Së dyti do të thotë autorizim specifik i gjykatës dhe jo vendime gjenerike të tipit “merrni ç’të gjeni”!!!
Së treti do të thotë që përdorimi i të dhënave për shantazh të konsiderohet krim mafioz dhe të dënohet rëndë.
Kështu siç është sot situata legale dhe praktike, ajo paisje është arma më e rrezikshme antiliri e anti privatësi që ekziston.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.