☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.75 ▲2.41%
ARI 5,028 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $75,371 ▲ +4.05% ETH $2,357 ▲ +8.3% XRP $1.5958 ▲ +10.92% SOL $95.4000 ▲ +4.37%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.75 ▲2.41 % ARI 5,028 ▲0.51 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.75 ▲2.41 % ARI 5,028 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Daviet: Franca nuk njeh azilin për kosovarët

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi ka pritur ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet për të diskutuar për migrimin e paligjshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në këtë takim u tha se informata e kohëve të fundit, gjoja se Franca njeh automatikisht të drejtën për azil për qytetarët e Kosovës nuk është e saktë dhe nuk përputhet fare me realitetin.

rexhepi-e-daviet-bisedojn-euml-p-euml-r-migrimin-e-shqiptar-euml-ve-n-euml-franc-euml_2_hdNë këtë takim u tha se Qeveria Franceze është në procesin e ndryshimeve të legjislacionit që ka të bëjë me azil, që do favorizojë veçanërisht procedurat e përshpejtuara të shqyrtimit të aplikacioneve, në veçanti ato të pabazuara (që është rasti me shumicën e aplikimeve për azil nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës).

Me rastin e refuzimit, kthimet do jenë poashtu të përshpejtuara.

Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të evitojnë të bien viktimë të grupeve individësh që organizojnë trafikimin e migracionit të paligjshëm dhe të paguajnë atyre shuma të mëdha parash, të marrin rrugën e panjohur dhe të përfundojnë në qendrat e ndalimit në vendet evropiane.

Policia e Kosovës ka arrestuar një numër të konsiderueshëm të personave që merren me krim të organizuar dhe kontrabandim me migrantë.

Kjo luftë kundër kësaj forme të krimit të organizuar u tha se do të vazhdoj me prioritet të lartë.

Sipas tyre, mbi të gjitha, migrimi i paligjshëm i qytetarëve të Republikës së Kosovës në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian ka ndikim negativ të drejtpërdrejtë në procesin e liberalizimit të vizave dhe të procesit të integrimit Evropian të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.