Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,252 ▼ -2.35% ETH $1,998 ▼ -2.34% XRP $1.3369 ▼ -0.72% SOL $82.9700 ▼ -2.53%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Debate në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, opozita: Ku ndodhet ish-ministri?

Pas kërkesës së Strukturës së Posaçme drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, është mbledhur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja u ndërpre për disa minuta pasi opozita ka kërkuar që të mbahet me dyer të hapura, ndërsa vetë SPAK kërkon që të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK mbi vendodhjen e Ahmetaj, i cili nuk  është i pranishëm, ndërsa po përfaqësohet nga 2 avokatët e tij.

Mazhoranca ka frikë që shqiptarët të mësojnë të vërtetën për inceneratorët. Mazhoranca po ndihmon Ahmetajn që të arratiset dhe SPAK mos ta kapë atë. A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri?”, ka thënë Bardhi.[poll id=”2″]

Mbledhja do të shqyrtojë heqjen e mandatit të deputetit për t’i hapur rrugë procedurës ligjore të iniciuar sipas kërkesës së SPAK. I pranishëm është edhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Deputetët e Kuvendit janë njohur me dosjen e SPAK, ku specifikohen shkeljet e pretenduara nga SPAK për Ahmetajn, i cili thuhet se në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi ka përfituar para nga biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Deri më tani ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj janë ngritur tre akuza penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.

Hetimi për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj ka përfshirë edhe bisedat telefonike të tij të para 11 viteve. Nga këqyrja e tyre rezultoi se nga data 21 korrik 2012 deri në 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj, të ketë patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazhe mes Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit. Më pas SPAK thotë se janë faktuar edhe lidhjet mes Ahmetajt dhe Klodian Zotos, biznesmenit të inceneratorëve.

Sipas hetimeve rezulton që ai të ketë përfituar rreth 500 mijë euro përfitime të nisura që nga viti 2016 deri më 2020. Madje SPAK ka arritur të zbulojë edhe shkëmbime e-mailesh kur Zoto informohej mbi procedurat për inceneratorët. Në një nga këto e-maile del edhe emir i Alda Klosit, ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Financave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.