☁️
Tiranë 15°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,829 ▲ +1.53% ETH $2,237 ▲ +2.25% XRP $1.3480 ▲ +0.63% SOL $84.3100 ▲ +1.33%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Bota

Deklarata e G7, forcohet trysnia ndaj Kinës dhe Rusisë

Në deklaratën e takimit të nivelit të lartë të G7-ës në Hiroshimë, të Japonisë, grupi i 7 vendeve më të pasura kritikoi përdorimin e “trysnisë ekonomike” nga ana e Kinës, rritjen e pranisë ushtarake në Detin e Kinës së Jugut, dhe “veprimet e saj ndërhyrëse” që synojnë të cënojnë sigurinë e diplomatëve, integritetin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik.

Edhe në deklaratë, vendet e G7-ës u zotuan “për mbështetjen e Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, ndërsa përballet me agresionin e paligjshëm nga Rusia”.

Grupi, i cili përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian, tha se nuk synohet dëmtimi i Kinës dhe as pengimi i zhvillimit ekonomik të saj, ndërsa i bëri thirrje Pekinit që të angazhohet me G7-ën për klimën, ristrukturimin e borxhit të vendeve në zhvillim, shëndetin global dhe stabilitetin makroekonomik.

Trysnia ekonomike

Më herët të shtunën, drejtuesit e G-7ës shpalosën “Platformën e Koordinimit për Trysninë Ekonomike”, një kornizë e re për t’iu kundërvënë përdorimit të praktikave ndëshkimore tregtare për qëllime politike. Ky kuadër, perceptohet se i kundërvihet Kinës, megjithëse ajo nuk përmendet me emër.

Me një deklaratë, vendet e G7-ës u shprehën se korniza e re do të shtojë masat “studimore, përgatitore, parandaluese dhe reaguese”, për të “eksploruar përgjigje të koordinuara, kur të jenë të përshtatshme, dhe për t’iu kundërvënë trysnisë ekonomike”, në përputhje me kuadrin ligjor të vendeve anëtare.

Këto mjete të sigurisë ekonomike përfshijnë hapa për të rindërtuar qëndrueshmërinë në zinxhirët tanë të furnizimit. Ato do të përfshijnë edhe hapa për të mbrojtur kontrollin e eksporteve dhe masa për investimet e jashtme”, tha Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan gjatë një seance informimi të shtunën në Hiroshimë.

Nga Pekini, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin, reagoi të premten në lidhje me masat e planifikuara. “Nëse takimi i G-7ës dëshiron të diskutojë çështjen e trysnisë ekonomike, më mirë le të diskutojë fillimisht se si Shtetet e Bashkuara ushtrojnë trysni ndaj gjashtë vendeve të tjera anëtare”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.