Kronika

Deklarata e TiA-s, reagon zv.ministri Çipa: Policia ka vepruar pasi është lajmëruar

Zv/ Ministri Punëve të Brendshme, Stefan Çipa ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga Tirana International Aeroport në kuadër të grabitjes së gati 1 milion euro në pistën e këtij aeroporti nga tre persona me maska e të armatosur.

Sipas Zv/Ministrit Çipa, Policia e Shtetit ka reaguar në momentin që është lajmëruar dhe ka vepruar sipas ligjeve në fuqi.

“Kamerat e TiA-s tregojnë qartë të gjitha lëvizjet. Policia është në veprimin dhe zbulimin e ngjarjes”, tha ai.

Ai sqaroi më tej se deklarata e Policisë ka qenë korrekte. “Nga organet hetimore të prokurorisë deri më tani është vepruar me pjesën e kompanisë që ka pasur nën kontroll sigurinë e aeroportit”, tha Çipa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button