Deklarata për Thaçin dhe Çitakun, deputeti Fatos Geci del me sqarim – përmend komunikatën 59
Deputeti Fatos Geci ditë më parë në një seancë plenare ka dhënë dy deklarata, njërën për Hashim Thaçin dhe tjetrën për deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetaren e Kuvendit,Vlora Çitaku.
Deputeti Fatos Geci ditë më parë në një seancë plenare ka dhënë dy deklarata, njërën për Hashim Thaçin dhe tjetrën për deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetaren e Kuvendit,Vlora Çitaku.
Geci kishte deklaruar se Thaçin e pret fati i njëjtë me Naim Murselin, burgim i përjetshëm, gjersa nënkryetares Çitaku i ishte drejtuar me “i ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”.
E deputeti Geci sot ka dal me një sqarim, duke shprehur keqardhje për mënyrën si është shprehur.
Ai thotë se shprehjet e përdorura nuk pasqyrojnë nivelin e komunikimit që përfaqëson e beson.
Lexoni të plotë postimin e tij:
SQARIM
Dua të shpreh keqardhjen time të sinqertë për mënyrën se si jam shprehur ndaj një deputeteje në Kuvend të Republikës së Kosovës. Shprehjet e përdorura nuk pasqyrojnë nivelin e komunikimit që përfaqësoj e besoj! Shpreh keqardhje që nuk arrita ta ruaj maturinë dhe ula nivelin e komunikimit në të sajin, i ndikuar nga provokimet dhe ofendimet që m’u bënë.
Gjithashtu, dua të jem shumë i qartë në qëndrimet e mia të palëkundura ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë kam respekt dhe mirënjohje të thellë për UÇK-në, kontributi i saj është i pakrahasueshëm dhe i përjetshëm. Me respekt dhe nderim i kujtoj të gjithë ata që kanë rënë, por mbeten të gjallë në kujtesën dhe zemrën time.
Megjithatë, kjo nuk nënkupton që mund të mbështes individë të caktuar që, në rrethana të caktuara, kanë qenë të përfshirë në veprime që kanë prekur dhe rrezikuar drejtpërdrejt familjen time. Ata që kan vetëm pak njohuri për Komunikatën 59, i kuptojnë qëndrimet e mia. Nuk mund ta harroj frikën dhe pasigurinë për të dalë i qetë nga shtëpia dhe për t’u kthyer sërish i sigurt, duke i gjetur të gjallë prindërit dhe familjen time të madhe.
Këto përvoja janë të thella dhe më bëjnë që, përtej respektit të përgjithshëm për luftën e pastër të UÇK-së dhe vlera të larta, të kem qëndrime të rezervuara ndaj individëve të caktuar. Këto përjetime formësojnë qëndrimet e mia. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.