☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.08 ▲4.95%
ARI 4,765 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,399 ▼ -0.24% ETH $2,193 ▼ -2.4% XRP $1.3356 ▼ -3.47% SOL $82.6400 ▼ -2.34%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.08 ▲4.95 % ARI 4,765 ▼0.26 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.08 ▲4.95 % ARI 4,765 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dekriminalizimi/ 4 vjet burg për deklarim të dhënave të rreme

Formulari i vetëdeklarimit menjëherë pas plotësimit të tij nga funksionarët publikë përbën një dokument zyrtar, i cili parashikon dhe penalitete në rast të deklarimit të të dhënave të rreme nga personat që i nënshtrohen këtij ligji.

Sipas vendimit të Kuvendit të publikuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare, pasqyrimi i të dhënave të rreme në këtë formular përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet, sipas nenit 190 të Kodit Penal.

Po sipas këtij neni, kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. “Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet në nenin 190 të Kodit Penal që trajton veprat penale të falsifikimit të vulave, stampave ose të formularëve.

Nisur nga rëndësia që ka ky formular vetëdeklarimi, vendimi i Kuvendit parashikon që të dhënat e pasqyruara në të i nënshtrohen një verifikimi të plotë dhe të gjithanshëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga organet shtetërore dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.