☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,811 ▼ -0.22% ETH $2,238 ▼ -0.2% XRP $1.1628 ▼ -1.47% SOL $89.6000 ▼ -0.81%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Na mungon një penallti dhe një karton i kuq për ata! Ja episodi që nervozon trajnerin Flick

“Ka një rast kartoni të kuq për mbrojtësin e Atletico Madrid. Ishte një penallti e qartë, kur portieri e vuri topin në lojë dhe ai (Pubill) e kapi me duar. Ishte i ndëshkuar me të verdhë dhe duhej një i verdhë i dytë në këtë rast. Duhet ta pranojmë, shkoi kështu dhe nuk është një ndjenjë e bukur”.

Këto janë fjalët e Hansi Flick, trajnerit të Barcelonës, pas humbjes 0-2 ndaj Atletico Madrid në çerekfinalen e parë të Champions League. Ai është shfaqur jo pak nervoz edhe në lidhje me gjykimin.

Po për çfarë bëhet fjalë, cilit episod i referohet trajneri gjerman? Në minutën e 54-t, mbrojtësi Pubill, i cili e kishte një të verdhë, kap me duar topin e dhënë për rivënie fundore nga portieri Musso, duke menduar ta sistemonte mirë për ta rivënë në lojë. Lojtarët e Barcelonës protestuan, por arbitri Kovacs vazhdoi lojën dhe nuk u thirr në VAR.

Trajneri Flick pohoi se ndjente keqardhje më shumë për episodet se sa për paraqitjen në tërësi: “Nuk ishte mbrëmja jonë, nuk ishim me fat. Karton i kuq dhe pastaj menjëherë 0-1… Por jam krenar për skuadrën, bëmë mirë edhe në pjesën e dytë, me një lojtar më pak.

E dimë që ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë, por duhet të jemi të qetë dhe pozitivë. Kemi lojtarë me kualitet për të përmbysur ndeshjet. Objektivi është të shkojmë në finale, rruga është e gjatë dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur”.

The post Na mungon një penallti dhe një karton i kuq për ata! Ja episodi që nervozon trajnerin Flick appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.