☁️
Tiranë 13°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,516 ▲ +1.19% ETH $2,095 ▲ +0.9% XRP $1.4150 ▲ +1.64% SOL $87.8200 ▲ +0.95%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Delawie: Dhuna në Kuvend kaloi çdo normë

Për ngjarjet e fundit të dhunshme të ndodhura në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së paralajmëruar plenare me rend dite votimin e projektbuxhetit të vitit 2016, ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, për të cilat duke u shprehur nga holli i Kuvendit tha se, “dhuna në Kuvend ka tejkaluar çdo normë dhe këtë, dje nuk e kishim parashikuar”.

“Kuvendi e ka thënë fjalën e tij se është për mbajtjen e seancës, e po ashtu edhe Policia”, ka thënë ambasadori amerikan, duke shtuar se përfaqësuesit e popullit zgjidhen në kuti votimi dhe jo me armë. “Jam shumë i vetëdijshëm se deputetët, qytetarët dhe policia e dëshirojnë një demokraci të mirëfilltë në Kosovë”, është shprehur Delawie.

Ngjarjet që filluan sërish me hedhjen e gazit lotsjellës në e që u pasuan nga përplasjet mes deputetëve opozitarë dhe forcave të policisë sollën atë që lëvizja Vetëvendosje e quajti si lëndim të deputetes Albulena Haxhiu nga dhuna e policisë brenda Kuvendit, e që sipas tyre është dërguar për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur teksa deputetët e opozitës u penguan nga punonjësit e sigurisë, që të hynin në sallën e improvizuar për punimet e Kuvendit, ku edhe u miratua në parim projektbuxheti i Kosovës.

Edhe zv.kryeministri Hashim Thaçi dënoi veprimet e dhunshme të opozitës, duke i quajtur ato si veprime të çmendura dhe dhunuese të opozitës. Thaçi tha se askush nuk mund ta bllokojë Kuvendin e Kosovës dhe kërkoi tolerancë zero ndaj veprimeve të dhunshme. Ndërkaq, policia mësohet të ketë arrestuar aktivistin e Vetëvendosjes, Shkëlqim Morina, gjate protestës së tyre jashtë ambienteve të Kuvendit, ku protestues kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë, që është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.