☁️
Tiranë 12°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,511 ▼1.45%
DOW 45,550 ▼1.02%
NASDAQ 21,655 ▼1.97%
NAFTA 98.05 ▲2.62%
ARI 4,559 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,582 ▼ -0.09% ETH $2,120 ▲ +0.22% XRP $1.4301 ▼ -0.07% SOL $88.2500 ▲ +0.52%
S&P 500 6,511 ▼1.45 % DOW 45,550 ▼1.02 % NASDAQ 21,655 ▼1.97 % NAFTA 98.05 ▲2.62 % ARI 4,559 ▼1.02 % S&P 500 6,511 ▼1.45 % DOW 45,550 ▼1.02 % NASDAQ 21,655 ▼1.97 % NAFTA 98.05 ▲2.62 % ARI 4,559 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Kosova

Delawie: Në demokraci, politikat i përcakton shumica

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, thotë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndërsa porosit opozitën që të zhbllokojë Kuvendin e Kosovës, dhe që kundërshtimet e veta t’i shprehë duke hedhur fjalë në debat, dhe jo me hedhjen e vezëve.

Në një intervistë dhënë gazetës kosovare “Koha Ditore”, sot, ambasadori Delawie thotë se SHBA-ja e mbështet plotësisht Marrëveshjen e arritur për Asociacionin e komunave serbe, e cila, sipas tij, nuk shkel ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Delawie po ashtu insiston se SHBA-ja është miku më i fuqishëm i Kosovës dhe mbrojtësi i saj më i madh, i cili mbështet një Kosovë sovrane dhe nuk do kishte mbështetur një marrëveshje që do të ndërhynte në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Në intervistë, ambasadori Delawie tha po ashtu se vendimet dhe politikat i përcakton shumica që krijon qeverinë, ndërsa të pakënaqurit duhet të përpiqen të fitojnë zgjedhjet e radhës për të ndryshuar politikat që nuk i pëlqejnë.

“Populli i Kosovës e zgjodhi qeverinë dhe ne punojmë me atë qeveri që populli e zgjedh. E kam të vështirë të shoh se si hedhja e vezëve apo e çfarëdo gjëje tjetër, përveç fjalëve në sallën e Kuvendit, e forcon demokracinë në Kosovë apo i kontribuon përmbushjes së synimeve më të gjera të saj”, thotë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në intervistë.

Kuvendi i Kosovës, i bllokuar nga “aksionet simbolike” të deputetëve të opozitës në sallën e seancave nuk ka arritur të zhvillojë asnjë seancë në sesionin vjeshtor, dhe pas rindërprerjes dje të seancës së parë të nisur e ndërprerë në 17 shtator, seanca e tretë që ishte në axhendë për sot është anuluar.

Raportimi i qeverisë së Kosovës lidhur me katër Marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015 ishte në axhendë në seancat e 17 e 22 shtatorit, të cilat u ndërprenë nga protestimet e deputetëve të opozitës në sallën e seancave plenare, të cilat vazhduan edhe dje. Në seancën e parë nuk ishin të pranishëm raportuesit dhe koalicioni qeverisës kërkoi shtyrje, ndërsa në të të dytën që u shpall e mbyllur pas disa ndërprerjeve e pa u zhvilluar pati edhe gjuajtje vezësh nga opozita drejt kryeministrit sapo ai nisi raportimin.

Opozita e bashkuar nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e fundit të Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare, ndërsa ka paralajmëruar se do ta pamundësojë funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi .

Në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve, opozita me gjithësej 31 deputetë në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh ka organizuar edhe një petecion dhe vazhdon të mbledhë nënshkrime të qytetarëve në vend dhe në diasporë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.