☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.06 ▼0.32%
ARI 4,722 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,645 ▲ +1.67% ETH $2,136 ▲ +3.7% XRP $1.3530 ▲ +2.45% SOL $84.2900 ▲ +1.08%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.06 ▼0.32 % ARI 4,722 ▲0.93 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.06 ▼0.32 % ARI 4,722 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Delegacioni i BE-së dënon me forcë shpifjet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me shpifjen e një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca.

“Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmon që Ambasadori Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021. Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar. Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistematike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare. Delegacioni i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media”, thuhet në deklaratën e delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë një denoncim publik për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Në një deklaratë për mediet nga Gjykata Kushtetuese, përfaqësuesja e Aleancës pretendon se Soreca në datën 16 qershor, kur edhe është mbajtur seanca ka zhvilluar në mënyrë të fshehtë një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

“Soreca ka bërë një takim me kryetaren e gjykatës, takim i vili nuk është bërë publik dhe mbas takimit, 5 minuta para seancës ambasadori Soreca ka dalë nga dera e mbrapse e gjykatës”, tha përfaqësuesja e Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.