Tiranë 38°C · Pjesërisht vranët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,938 ▼ -0.11% ETH $1,918 ▼ -0.18% XRP $1.0363 ▼ -0.25% SOL $76.5400 ▲ +1.27%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Delegacioni i BE-së në RMV: Nuk parashikohet vonesë në sistemin EES për vendet e treta, por fleksibiliteti në disa pika kufitare është i mundur

Sistemi Evropian i Hyrjeve-Daljeve është një sistem në nivel Shengen, zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet pjesëmarrëse dhe nuk parashikohet asnjë vonesë për disa vende të treta, thonë nga Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut.

“Korniza ligjore nuk parashikon ndonjë vonesë të mëtejshme ose përjashtime të përgjithshme për qytetarët e disa vendeve të treta, u përgjigj Delegacioni i BE-së në pyetjen nëse do të ketë një vonesë në zbatimin e sistemit EES për disa vende që nuk janë pjesë e Unionit.

Delegacioni i BE-së për “Lokalno” sqaron se, megjithatë, shtetet anëtare mund të aplikojnë fleksibilitet të përkohshëm në pika të caktuara të kalimit kufitar në rrethana të jashtëzakonshme operative dhe për periudha të kufizuara kohore.

“Komisioni Evropian po e monitoron nga afër zbatimin e sistemit, dhe Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut po e monitoron atë në terren, duke mbajtur kontakt të ngushtë me shtetet anëtare”, shtoi institucioni zyrtar evropian në vend.

Dje, Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, në përgjigje të një pyetjeje parlamentare, deklaroi se informacioni se ka një përjashtim individual të vendeve të caktuara nga sistemi për hyrje dhe dalje nga Unioni nuk është i saktë. Ai përsëriti dje se po zhvillohen diskutime në nivelin më të lartë me shtetet anëtare për të treguar fleksibilitet në lidhje me zbatimin e sistemit EES për vendet e rajonit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.