Deliu: Projekte konkrete dhe emergjente për çdo fshat në bashkinë e Rrogozhinës
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Rrogozhinë, Eqerem Deliu, u takua me banorët e zonës së Vil Bashtovës.
Sipas tij, çdo fshat do të ketë projekte konkrete në bashkine e madhe Rrogozhinë. Edhe në Vil Bashtovë do të nisë zbatimi i projektit për ndërtimin e fshatit turistik, i cili do të sjellë hapjen e qindra vendeve të punësimit.
Programi i kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë Rrogozhinë, parashikon tre faza për zbatimin e projekteve të emergjencës,faza afatmesme dhe afatgjatë.
Në Vil Bashtovë ndërtimi i 800 metrave rrugë, që lidhin bregdetin, është investimi i premtuar nga kandidati Eqerem Deliu për banorët e zonës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.