Politika
Demokratët përkujtojnë 8 Dhjetorin me protesta para ministrive
Të rinj të Forumit të Partisë Demokratike kanë protestuar para disa institucioneve të vendit.
Duke rikujtuar 8 dhjetorit, Forumi Rinor i PD është organizuar në mënyrë të tillë që të “rrethojë” paralelisht disa institucione në kryeqytet.
Protesta ka nisur në orën 11:00, ku disa të rinj janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit, disa të tjerë tek Bashkia e Tiranës dhe të tjerë të rinj tek Ministria e Brendshme, dhe Ministria e Shëndetësisë.
Pas këtyre protestave paralele, në orën 12 protestuesit do të bashkohen para Kryeministrisë në një protestë kundër qeverisë dhe reformave të saj.