🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,918 ▲ +1.26% ETH $2,025 ▲ +1.79% XRP $1.3465 ▲ +1.3% SOL $83.4300 ▲ +0.64%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Denoncimi i Fiks Fare, reagon AKU: Do analizojmë produktet me bazë qumështi

Pas denoncimit në Fiks Fare, ku produktet e bulmetit që shiteshin në treg ishin me vaj palme, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. AKU njofton se është kërkuar në mënyrë të menjëhershme, marrja e mostrave në subjektet të cilat prodhojnë dhe përpunojnë produkte me bazë qumështi. Produktet do t’i nështrohen analizave dhe më pas do merren masat përkatëse.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bazuar në shqetësimin e ngritur nga emisioni investigativ televiziv, mbi praninë e vajit të palmës në produkte bulmeti, ku në etiketat e produkteve të mara si mostra, nuk është e deklaruar përmbajtja e yndyrës bimore (vaj palme), bën me dije se :

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z. Dritan Sejko është kërkuar në mënyrë të menjëhershme, marrja e mostrave në subjektet të cilat prodhojnë dhe përpunojnë produkte me bazë qumështi (gjalpë, djathë kaçkavall, salcë kosi), të cilat do të analizohen në Institutin e Sigurisë Ushqimore Veterinare (ISUV) për përmbajtje të vajit të palmës.

Ndaj operatorëve të biznesit ushqimor produktet e të cilave do të rezultojnë të përziera me vaj palme dhe të padeklaruar në etiketë, do të merren masa konform legjislacionit ne fuqi.

Për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i hapur dhe bashkëpunues me konsumatorët për të gjitha shqetësimet, denoncimet e konsumatorëve, si dhe të gjitha rastet e denoncuara në media, apo pranë portalit online ‘Inspektori Digital”, njofton AKU

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.