Deputetë e PD votojnë unanimisht: Pro djegies së mandateve
PD ka vendosur unanimisht të djegë mandatet parlamentare. Ggrupi parlamentar i PD është mbledhur sot dhe ka marrë tre vendime.
I pari: Unanimisht votohet pro djegies së mandateve, pavarësisht diskutimeve në parim.
I dyti: Të mandatohet kryetari Basha të mbledhë këshillin kombëtar për marrjen e vendimit ërfundimtar
I treti: Të ngrihet një grup pune për teknikalitetet m enjerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Janë propozuar për grupin: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.
Mbledhja e PD ka nisur rreth orës 10:00 për të diskutuar propozimin e kryedemokratit Basha për djegien e mandateve, një vendim i paprecedentë në vend. Në mbledhjen e demokratëve Basha është shprehur se PD duhet të jetë në krah me qytetarët.
“Ne jemi në borxh me qytetarët. Ata na dhanë besimin ne duhet të jemi me ta. Gjendja është emergjencë kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore na takon ne të udhëheqim shqiptarët”, mësohet të jetë shprehur Basha. Basha ka ripërsëritur qëndrimin e djeshëm për djegien e mandateve.
Deputeti Ervin Salianji është deklaruar pro propozimit të kryetarit Basha duke u shprehur për dorëzimin e mandateve nga sot, pa e zgjatur më këtë cështje.
“Duhet të gjejmë rrugën ligjore që t’i lëmë që tani mandatetet, mos presim teknikalitete.” –mësohet të jetë shprehur Salianji në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Diskutimet e plota të Grupit Parlamentar të PD-së
Flamur Noka-Duhet djegie e mandateve të bashkohemi me qytetarët. Ky është një rregjim, nuk mund të sillemi normalisht, të jemi opozite fasade.
Andon Frrokaj- Pro djegies, ne i paraprim me sakrificë. Ne duhet të dalim t’i themi qytetarëve jemi si ju, pa asnjë ndryshim. Është koha për veprim. Ajo pjesmarrje është miratim për ne, ne jemi shumicë sot me qytetarët. Une jam i gatshëm por përballemi drejtperdrejtë me të. Ai ka votuar ca ka dashur, me në parlament.
Edmond Spaho– VOA ka dalë edhe ka pranuar që zgjedhjet janë vjedhur dhe ja kapur nga Rama. Nuk duhet kaloj kaq lehtë. Akuza që na kanë vënë është qe nuk i çojmë gjërat deri në fund. Kështu që nuk duhet të levizim nga djegia e mandateve. Zgjedhje me Ramen nuk hyjmë se ai prap do na i vjedhi. Kështu që djegia është presioni më i mirë dhe dalja në krah të vullnetit të qytetarëve.
Agron Shehaj– Largimi i Ramës nuk është garancia e vetme për zgjedhjet e lira. Ne duhet të vëmë kusht hetimin e Ramës dhe arrestimin e atyre që kanë vjedhur në 2017. Unë jam dakort që mandatet duhen djegur, kjo është gjëja e duhur. Çështjet teknike i zgjidhni ju. Ne s’duhet t’i afrohemi parlamentit dhe komisioneve. Rama ka nevojë për normalitet, ne jo.
Klevis Balliu– Pro djegies së mandateve, është sakrificë minimale për qytetarët. Mandatet tona nuk kanë vlejtur në parlament. Kauza është më e rëndësishme sesa mandatet. Rama është rrezik kombëtar, t’i bashkohemi shqiptarëve pa mandate siç janë ata.
Florion Mima- Njerëzit na thone ju rrogat i merrni, ne vdesim për bukë. Unë jam për ndjekje mandatesh në mënyre absolute. Nuk jam për asnjë skenar tjetër, kjo eshtë rruga e vetme. Bashkë me qytetaret aty.
Oriola Pampuri– Akti më sublim që mund të bëjmë. Do mbahet mend gjatë dhe mbështetes propozimin tuaj për djegie mandatesh.
Gent Strazimiri– Kemi gjithçka në parlament por politikë nuk kemi bërë dot. Aty nuk arrihet të behet politike. Keshtu që jam pro. Nuk ka moment më të mire pas përgjigjes që na dha populli në 16 shkurt. Ata që na dhanë mandatin, i themi ne nuk bejmë dot politikë në atë parlament, ja mandati ja u kthejmë juve. Është fillimi i një rruge për demokraci. Për komunistët parlamenti ka qenë legjitim edhe 46 vjet pa opozitë. Ata janë mesuar me rregjim. T’i hapim betejë.
Aldo Bumçi-Djegie mandatesh në mënyrë të qartë dhe të shoqërohet me përshkallezim në terren. Të jemi me qytetarët, rruga të jetë politika jonë. Nuk futemi në asnjë lloj zgjedhje.
Vali Duka– Gjithë njerëzit në rrjetet sociale ishin pro nesh. Kështu që në mënyre absolute jam me njërëzit, jam për djegien e mandateve. Dhe të vendosim hapat teknike dhe politike. Ne të faktorizohemi politikisht sipas vullnetit të njerëzve.0