🌧️
Tiranë 6°C · Shi i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.31 ▼1.24%
ARI 4,414 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $69,059 ▼ -3.11% ETH $2,075 ▼ -4.16% XRP $1.3690 ▼ -2.97% SOL $86.9300 ▼ -5.35%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.31 ▼1.24 % ARI 4,414 ▲0.86 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.31 ▼1.24 % ARI 4,414 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Deputetët e PD te Totozani

ristani-deklarate-akuzeDeputetët e Partisë Demokratike Arben Ristani dhe Kastriot Islami u takuan me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, për t’i shprehur zyrtarisht shqetësimin në lidhje me vendimin e qeverisë, që detyron qytetarët të japin tek kompanitë celulare IMEI-n, numrin identifikues të aparatit të tyre, ndërsa kompanitë celulare i detyron që me këto të dhëna të informojë bazën e të dhënave, e cila do të ngrihet pranë Ministrisë së Financave.

Sipas Partisë Demokratike, duke patur akses tek IMEI i celularit të çdo qytetari, pa lejen e prokurorisë ose të gjykatës, qeveria do të ketë akses që nga vendndodhja e përdoruesit të celularit e deri tek bisedat telefonike, mesazhet, fotot dhe çdo komunikim që kryhet nëpërmjet celularit.

“Çështja duhet zgjidhur, natyrisht që kemi edhe rrugë të tjera dhe ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, por shpresojmë që instiucionet e pavarura të kryejnë detyrën dhe të reagojnë. Avokati tha se çështja është më e fokusuar tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me të cilin ne do të takohemi. Për ne është e rëndësishme që insitucionet të kryejnë detyrën dhe të denoncojmë këto veprime që kërcënojnë të drejtat e qytetarëve dhe po konsolidojnë këtë oligarki mafioze banditeske”, deklaroi deputeti Ristani pas takimit.

Për këtë arsye, demokratët i kërkuan Avokatit të Popullit të jetë aktiv në mbrojtje të të drjetave të qytetarëve. Partia Demokratike i ka kërkuar edhe Gjykatës Kushtetuese ta pezullojë zbatimin e këtij vendimi të qeverisë, i cili hyn në fuqi të hënën e ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.