Kronika

Dëshmia në Prokurori, Fullani: Iu përgjigja pyetjeve, jam i pafajshëm. Avokati Visha: S’ka njoftim akuze

Ish guvernatori, Ardian Fullani ka qëndruar për rreth 2 orë në prokurori, ku i është përgjigjur pyetjeve të akuzës për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë.fullani-duke-u-futur-tek-pallati-ku-banon-pas-lirimit-nga-burguNë dalje nga organi i akuzës Fullani ka deklaruar për mediat se i është përgjigjur një liste pyetjesh për vjedhjen në BSH, gjatë kohës që ai ishte guvernator.

“Iu përgjigja pyetjeve të prokurorit për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Unë jam i pafajshëm”- tha Fullani.

Ndërkohë që avokati, Ardian Visha theksoi se Prokuroria kishte bërë një listë pyetjesh, të cilave iu kthye përgjigje.

“Krahas kësaj dorëzuam një memo për objeksionet tona që kemi lidhur me çështjen dhe atë që është bërë publike. Ne nuk i kemi të gjitha aktet. Mesa jemi njohur deri tani memo sqaron pozicionin tonë. Nuk ka pasur njoftim akuze”- tha ai.

Kjo ishte hera e pare qe Fullani u pyet për vjedhjen në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, për të cilën edhe u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës, e pas vendimit të Apelit u la i lirë, vetëm me masë sigurie ‘detyrim paraqitje’.

Fullani ka mbërritur paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje nga prokurori i çështjes, Ramadan Troci.

Fullani ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia dhe ka hyre në prokurori rreth orës 10.10 minuta.

Sipas procedurës,sot Fullanit do t’i kërkohet të japë deklarime nëse ka dhe i njoftohet nisja e dosjes për gjyq.

Të hënën që shkoi Fullani bëri paraqitjen e parë në prokurori, në zbatim të vendimit të Gjykatës, që e detyron atë të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji, gjatë kohës që vijon procesi hetimor për vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë. Fullani deklaroi për mediat se do t’i përgjigjet prokurorisë për të gjitha akuzat, por atë ditë u njoh vetëm me procedurat, pa dhënë asnjë dëshmi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button