Bota

Dështime të supozuara të administratës “Obama”

 obamaArtikulli i mëposhtëm është një përzierje mes kritikës dhe ironisë për dështimet sipas autorit të politikës së jashtme amerikane, duke sjellë në fokus edhe rolin e shefit të shtypit në Shtëpinë e Bardhë dhe atmosferën e një konference të zakonshme shtypi në administratën “Obama”

Ai është një ndër analistët politikë më në zë për momentin në median amerikane. Iu bashkëngjit gazetës së famshme “Washington Post” si reporter politik në vitin 2000 dhe qysh atëherë, pena e tij thumbon shpesh administratat e Shtëpisë së Bardhë, republikane e demokrate, duke u kapur shpesh në detaje në dukje të parëndësishme e duke sjellë telashe për anëtarë e shefa të caktuar. Ai ka mbuluar shumë fushata presidenciale dhe falë rolit të tij shumë të debatueshëm, ka arritur të ngjallë shpesh edhe xhelozi e kundërshti të hapura në radhët e kolegëve dhe politikanëve, siç ndodhi për shembull në vitin 2001, kur pati një incident që i solli “ulje pikësh” në radhët e republikanëve konservatorë. Jo thjesht me shaka, ai vetë ka zbuluar dikur për mediat se nofka që i kishte vënë dikur atij Presidenti Bush, “nuk mund të printohej dot në një botim familjar”. Milbank pati shkruar në rubrikën “Washington Sketch” për gazetën ku ai punon aktualisht, një kolonë editoriale rreth teatrit politik në Shtëpinë e Bardhë, Kongresin Amerikan dhe gjetkë në guvat e cepat e politikës së kryeqytetit amerikan. Ai pati punuar më parë edhe për “The New Republic” dhe “The Wall Street Journal”. Ia vlen të përmendet fakti se Milbank u kritikua në vitin 2008 pasi kishte shkruar një artikull në të cilin ai e portretizonte Presidentin Obama si “mendjemadh”, duke analizuar një sërë citimesh nga fjalimet e tij publike. Pak ditë më pas, moderatori i rrjetit MSNBC, Keith Olbermann, do të deklaronte se Milbank nuk do të lejohej të vinte në emisionin e tij, në të cilin Milbank shfaqej rregullisht që nga viti 2004, derisa Milbank të pohonte një “korrektim apo shpjegim” adekuat. Milbank është edhe autor i dy librave me shënime politike rreth fushatave të viteve 2000 dhe është angazhuar shpesh si komentator në rrjete të rëndësishme si CNN etj. Artikulli i mëposhtëm është një përzierje mes kritikës dhe ironisë për arritjet – e supozuara sipas tij – të politikës së jashtme amerikane, duke sjellë konkretisht në fokus edhe rolin e shefit të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, dhe atmosferën e një konference të zakonshme shtypi në administratën “Obama”.

* * *

Nga Dana Milbank

Presidenti Obama e ka përshkruar doktrinën e politikës së tij të jashtme si një përpjekje për të arritur objektiva të veçantë, në seri apo dhe okazionalë. Por kjo fazë e lojës duket shumë e vështirë për të. Prokurori i tij i Përgjithshëm, Eric Holder, tha të dielën se kërcënimi i eksplozivëve të paparashikueshëm nga Siria është “më i frikshëm se çdo gjë tjetër”, siç e kishte përjetuar ai në zyrë. Dhe “Wall Street Journal” doli me një kryeartikull të hënën, duke raportuar se “kjo rreze e destabilitetit global, siç po shpërfaqet tani, nuk është parë qysh nga fundi i viteve ‘70” dhe se “kjo fuqi globale amerikane, duket se po bëhet më e parëndësishme dhe kjo tendencë po vjen në rritje”. Katalogu i çështjeve të ngritura nga gazeta “Washington Post” — luftërat civile në Irak e Siri, armiqësitë mes Izraelit dhe palestinezëve dhe krizat elektorale në Afganistan, tensioni me Rusinë për Ukrainën, ngecja e bisedimeve mbi të ardhmen nukleare të Iranit dhe ekspansionizmi i rifreskuar kinez — për të mos harruar këtu edhe krizën aktuale të kufijve jugorë të SHBA-së.

A mund të shkojnë gjërat më keq se kaq? Dakord, ndoshta shefi i zëdhënësve të Presidentit mund të thoshte se Obama po sjell “qetësi” në glob — gjë e cila është ajo çka sekretari për shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Josh Earnest, bëri të ditur në konferencën e shkurtër për shtyp të së hënës pasdite. Ed Henry i “Fox News”, duke cituar raportin e “Washington Post”, pyeti për një reaksion ndaj “nocionit se Presidenti është një qëndrestar në të gjitha këto kriza”. Earnest, duke përmendur zhvendosjen e armëve kimike siriane, negociatat e sekretarit të Shtetit John Kerry në zgjedhjet presidenciale afgane dhe progresin në negociatat e fundit me Kinën, pohoi se “ka pasur një numër situatash në të cilat ju e keni parë këtë administratë të ndërhyjë në një rrugë të kuptueshme që ka . . . përmirësuar në mënyrë substanciale — ju e dini tashmë, qetësimin e — komunitetit global”.

Qetësim? Ku, në Islandë?

“A besoni ju vërtet se politika e jashtme e këtij Presidenti ka kontribuar në atë që ju e cilësoni si ‘qetësim’ i komunitetit global?”, pyeti gazetari i “ABC News”, Jonathan Karl. Earnest u tërhoq disi, duke mohuar ta përsëriste pretendimin e tij për qetësim. Kur Karl përmendi artikullin e gazetës sërish, Earnest u përpoq ta zhvlerësonte atë, duke thënë se “ato nuk janë ekzaktësisht një burim i paanshëm”. Por artikulli në fjalë ishte produkt i seksionit të lajmeve të gazetës (shën. përkth: me këtë mendohet gazeta “Washington Post”) jo krahu i djathtë i faqes së tij të editorialeve. Vetëm pak javë pas marrjes së postit, Earnest është tashmë një figurë e mirënjohur nga reporterët e gazetarët, që e konsiderojnë atë një përmirësim të dukshëm, në krahasim me Jay Carney dhe atë çka ata e perceptojnë si mënyra e tij përqeshëse. Por Earnest ka fatin e keq që mori një punë si fytyra publike e Shtëpisë së Bardhë, që kur ngjarjet po kombinoheshin për të sjellë Obamën në një nivel të ri në stimën publike.

Ditën pasi Earnest u emërua pasardhës i Carney, Obama bëri njoftimin e tij kontrovers, rreth këmbimit të të burgosurit Bowe Bergdahl me talebanët. Pak më vonë, militantët islamikë morën kontrollin mbi një pjesë të madhe të Irakut. Dhe, qëkurse u zhvillua konferenca e parë e Earnest si sekretar shtypi, kriza në kufijtë amerikano-meksikanë tashmë kishte shpërthyer, tensionet kanë marrë krahë edhe më shumë në Ukrainë dhe Izraeli është pranë luftës. Përmirësime në çështjet e politikës së brendshme — punësimi dhe kujdesi shëndetësor — kanë sjellë pak besueshmëri.

Situata e Earnest është e ngjashme me atë të Scott McClellan, i cili mori podiumin e Shtëpisë së Bardhë nga Ari Fleischer në maj 2003, pak para se të niste Lufta e Irakut dhe shpërthimit të skandalit të Valerie Plame. McClellan do të kishte dëshiruar më shumë se Fleischer, por dëshira e mirë nuk e çoi atë larg.

Earnest, pas një shprehje kënaqësie të shkurtër rreth motit, ia nisi konferencës së tij të shkurtër të së hënës duke lexuar, me pak entuziazëm, një deklaratë të gjatë për “vitin e aksioneve presidenciale”. Ai i trajtoi pyetjet në një mënyrë të ngjashme, duke iu përgjigjur shumicës së reporterëve me një “mmm-hmm” të butë më shumë se sa me leximin e përgjigjeve që kishte në letrën që kishte parapërgatitur, me referencë ndaj çështjeve “që ne kemi thënë” në të shkuarën. Çfarëdo “që të kemi thënë” në të shkuarën, nuk ka ndihmuar në të tashmen për të mbuluar zhvillimet e referuara në pyetjet e bëra. Kur gazetari i “Associated Press”’, Julie Pace, vuri re se nuk është bërë “shumë përparim” në bisedimet bërthamore me Iranin, ndërsa po skadonte afati i së dielës, Earnest këmbënguli se ka pasur “përparim të rëndësishëm” dhe se Irani është trajtuar në një “mënyrë serioze”. Kjo duket se solli pak çoroditje për një zyrtar të administratës në bisedime, që e kishte përcaktuar pozicionin e Iranit në tratativa si “jofunksional dhe joadekuat”, duke bërë më pas gazetarin e “CBS News”, Major Garrett, të pyesë se “si mund të jetë diçka serioze, nëse qenka jofunksionale dhe joadekuate?”. Nuk pati ndonjë përgjigje veçanërisht të mirëmenduar ndaj pyetjes, apo dhe ndaj asaj që Garrett do të shtronte më pas: përse Shtëpia e Bardhë ka folur për javë të tëra rreth “perspektivës së sanksioneve ekonomike shtesë kundër Rusisë, pa ndërmarrë ndërkohë asnjë aksion në këtë drejtim”. Por nëse në këtë rast mund të ishin renditur një seri përgjigjesh të mira, Earnest në fund dha me durim për një orë, informacione rreth dhunës mes Izraelit dhe Palestinës, rastit Bergdahl dhe çështjeve të tjera jo të mirëpritura. Ju ndoshta mund të thoshit se ai ishte i qetë.

Marrë nga “Washington Post”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button