Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,888 ▲ +1.42% ETH $2,243 ▲ +2.14% XRP $1.3564 ▲ +0.58% SOL $84.8800 ▲ +1.34%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Detaje nga vrasja në Durrës, viktima me precedentë penalë

50-vjeçari Shpëtim Shala është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 15:00 në Durrës. Vrasja ka ndodhur në zonën e Plazhit, në sektorin “Iliria”.

Sipas dëshmitarëve të pranishëm në vendin e ngjarjes, viktima është Shpëtim Shala, 50 vjeç i cili është pronar i disa dyqaneve në këtë zonë. Mësohet se 50-vjeçari është gjetur i vrarë në një makinë tip “Volkswagen” 5, i cili ndodhej pranë një lokali, ai është ekzekutuar me tre plumba pistolete.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar skenën e krimit, ndërkohë që autori nuk është identifikuar ende.

Shpëtim Shala është një emër i njohur për policinë e Durrësit. Sipas bluve të këtij qyteti, Shala ishte me precedentë të mëparshëm penalë, i skeduar më herët për posedim lëndësh narkotike.

Shala është proceduar gjatë vitit 2011 për kultivim e trafikim narkotikësh pasi në një operacion policor në lokalin pronë e tij Bilardo pranë plazhit “Iliria” blutë sekuestruan një sasi cannabis.

Por për këtë procedim Shala kaloi një kalvar 4 vjeçar me gjyqësorin shqiptar por gjithmonë në gjendje të lirë dhe në 2015 Gjykata e Lartë la në fuqi pafajësinë e dhënë nga Apeli i Durrësit dhe pse Prokuroria kish kërkuar dënimin e tij.

Shala rezulton i shoqëruar disa herë nga policia për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës, por asnjëherë përfshirja e tij direkte nuk është faktuar çka ka sjellë lënien e tij të lirë deri më 8 Maj 2016 kur dhe u ekzekutua në lagjen Iliria në plazhin e Durrësit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.