Bota

Deti i Kinës së Jugut, SHBA të shqetësuara nga lëvizjet e Pekinit

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka shprehur shqetësimin e tij për synimet e shprehura qartë nga Kina për sovranitetin në zonat e kontestuara në detin e Kinës së Jugut.

Zoti Kerry ka folur në një konferencë shtypi me homologun e tij kinez, Wang Yi në Pekin, ku ka apeluar për veprime që do të ndikonin në uljen e tensioneve dhe rritjen e perspektivës së një zgjidhjeje diplomatike.

Kina pretendon thuajse të gjithë detin e Kinës së Jugut, duke u përplasur kështu me Brunein, Taivanin, Filipinet, Vietnamin dhe Malajzinë.

Ministri i Jashtëm kinez tha se, Kina është e vendosur të mbrojë sovranitetin e saj. “Vendosmëria e Kinës për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial është e fortë si shkëmbi dhe e palëkundur”, deklaroi Wang.

Por gjithashtu ai nënvizoi se, “Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë më shumë interesa të përbashkëta sesa diferenca”.

Ai theksoi se të dyja palët duhet të veprojnë në bazë të respektit reciprok, në mënyrë që të gjejnë terren të përbashkët në sheshimin e mosmarrëveshjeve.

Sekretari i Jashtëm, Kerry pritet të takohet në Kinë edhe me presidentin Xi Jinping dhe zyrtarë të lartë të qeverisë kineze në Pekin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button