Kronika
“Dexter”, shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës
Një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane, ka vënë në pranga 27 persona, 7 prej të cilëve shqiptarë dhe të tjerët shtetas italianë.
Të gjithë këta persona dyshohen të jenë pjesë e një organizate të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Operacioni policor i koduar “Dexter”, u zhvillua mëngjesin e sotëm njëkohësisht në të dy brigjet e Adriatikut.
Policia shqiptare vuri në pranga dy persona në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet italiane.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se grupi në fjalë realizonte trafikun e drogës përfshi edhe kokainën në Italinë e Veriut dhe më pas drejt vendeve të tjera të BE-së.