Ekonomia

Dhërmiu, një nga 20 plazhet më të bukura të Evropës

Kompania e njohur britanike e udhëtimeve Skyscanner e themeluar në vitin 2003 dhe që punëson më shumë se 700 persona ka detajuar një listë me 20 plazhet më të mira të Europës, që sipas tyre: “vendasit nuk do të donin t’jua tregonin”.

Sipas ‘Monitor.al”, mes tyre dhe më saktësisht në vendin e 17-të gjendet edhe Shqipëria me plazhin e Dhërmiut, raporton Monitor. “Jeni duke planifikuar pushimet në bregdet, kërkoni një destinacion të qetë ku nuk ju duhet të ‘luftoni’ për të vendosur një çadër?

Apo jeni në kërkim të një vendi që t’ju tërheqë dhe t’ju mbajë larg nga monotonia e deritanishme? Është koha të nisni planifikimin dhe për këtë ju vjen në ndihmë një listë me 20 plazhe sekrete përgjatë Europës, për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë më parë’, shkruan Skyscanner.

Listën me 20 plazhet sekrete të Europës e kryeson Italia me një plazh në Korsikë (Plage de Saleçia), më pas renditet plazhi Cala de sa Forcanera në Spanjë, më saktësisht një orë larg Barcelonës e që mund të arrihet me kajaki. Në vendin e tretë, kompania britanike rendit Anamur (Iskele) në Turqi dhe që mund të gjendet lehtësisht pasi është shumë afër me Antalian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button